RSS

Nëna që shet virgjërinë e vajzave të saj

25 Oct

kolumbi-nenaNjë nënë kolumbiane është arrestuar me akuzën se ka shitur virgjërinë e 12 vajzave të saj për 150 euro. 45-vjeçarja Margarita de Jesus Zapata Moreno është ndaluar nga policia në Bogota në fillim të kësaj jave pasi njëra prej vajzave e denoncoi në polici. 

16-vjeçarja është shtatzënë dhe nëna e ka urdhëruar të abortojë fëmijën që pret me një 51-vjeçar, i arrestuar edhe ai nga policia.

Margarita shiste virgjërinë e vajzave të saj sapo mbushnin 12 vjeç e më pas i detyronte të punonin si prostituta.

“Është shumë e rëndë ajo që ka bërë kjo nënë. Kontaktonte burra në moshë dhe i ofronte atyre vajza minorene”, thotë shefi i policisë Carlos Melendez.

Nëse shpallet fajtore, 45-vjeçarja rrezikon 10 vite burg, ndërsa dy fëmijët e tjerë të saj, një djalë 11-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçare, janë nën kujdesin e shërbimeve sociale./ Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on October 25, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: