RSS

Slloveni vret dy shqiptarët dhe vetëvritet

25 Oct

vrasje_907048691Tre persona u vranë në Maribor, në mesin e tyre babë e bir nga Kosova, që po punonin si pronarë  të një kompanie ndërtimore në Slloveni. Sipas mediave sllovene,  një shtetas slloven Milivoj Çuk është autori i vrasjes së dy shqiptarëve të Kosovës, Abedin Shala dhe djali i tij Gëzim Shala, ndërsa ai më pas është vetëvrarë.

Sipas raportimeve të mediave, në shtëpinë e Shalës thuhet të ketë ardhur Milivoj Çuk, i punësuar në ndërmarrjen “Fossor”  të Shalës, i cili një kohë ka qenë në pushim mjekësor. Ai ka kërkuar t’i paguhet borxhi që pretendonte se ia kishte Abedin Shala, me ç’rast ka ndodhur fjalosja gjatë së cilës 55 vjeçari Çuk ka nxjerrë revolen dhe ka vrarë Abedinin dhe djalin e tij 28-vjeçar Gëzim Shalën, kurse pas kësaj ka bërë vetëvrasje.

Të punësuarit në ndërmarrjen ndërtimore i kanë thënë gazetës së Mariborit se Shala nuk ka pasur kurrfarë borxhi, madje para ca kohësh borxhin ai ia ka kompensuar me një automjet të markës Jeep.

Ndaj ndërmarrjes ”Fossor”, e cila ka veprimtari ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës elektrike e telekomunikuese, në shkurt të vitit të kaluar janë aplikuar masa të marrjes së dhunshme të borxhit.
Sipas shënimeve të paraqitura, në vitin 2011 në këtë ndërmarrje private ishin të punësuar 50 punëtorë, vitin e kaluar 28, ndërsa sipas të dhënave të fundit vetëm 10 deri në 19 punëtorë.

Policia njoftoi se “në Maribor jemi duke u marrë me një ngjarje, për të cilën jemi informuar pak para orës 12:00, me ç’rast ka ndodhur përdorimi i dhunshëm i armës së zjarrit. Policia ka ndërmarrë masat përkatëse për sigurimin e objektit, ku kanë ndodhur të shtënat, mirëpo përdoruesi i armës ende nuk është kapur”.   Raportohet se në ndërkohë situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për banorët përreth.  (INA/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 25, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: