RSS

Nëse manipuloni zgjedhjet -As MSA, as viza…

31 Oct

masavizaZgjedhjet lokale të kësaj fundjave, mund sjellin një lajm të keq nga Bashkimi Evropian për procesion integrues dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, nëse ato nuk përmbushin standardet për zgjedhje të lira, të rregullta dhe demokratike. Kështu janë shprehur për RTK-në ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomayer dhe ambasadorja franceze, Marise Davier.Ata që të dy kanë qenë të prerë për këtë temë, duke u shprehur se BE nuk do të lejojë në asnjë formë që një vend të ecë në integrimin drejtë saj, nëse aplikon veprime që janë në kundërshtim standardet e BE-së.

“Ne së bashku si BE, SHBA dhe Kombet e Bashkuara kishim një takim për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA), dhe ua bëmë të qartë të gjitha subjekteve politike se ndër kriteret kryesore për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe për atë të liberalizimit të vizave, janë zgjedhjet e rregullta, të lira dhe demokratike. Ne kemi shumë vëzhgues në teren, dhe nëse pas zgjedhjeve vëzhguesit tanë dalin e na thonë se kishte probleme me zgjedhjet, atëherë do të ketë problem shumë të madh në këtë proces të nisur me BE-në, por edhe në fusha tjera”, ka thënë Davier.

“Ata që duan të ecin drejtë BE-së, duhet t’i respektojnë rregullat e demokracisë, dhe ata që nuk i respektojnë këto rregulla, janë kundër BE-së, dhe ne nuk do t’i pranojmë në asnjë formë që këto zgjedhje të mos i përmbushin standardet dhe kriteret evropiane”, është shprehur Blomayer.

Sikurse ambasadorja amerikane në një deklaratë të mëparshme, edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës, janë shprehur se nuk do të duhej në asnjë formë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të organizohen pa përfundimin e reformës zgjedhore.

Ambasadorët, të pyetur për fushatën zgjedhore dhe premtimet e politikanëve kosovarë, janë shprehur se nuk u intereson se çfarë dhe sa premtojnë politikanët e Kosovës, në këtë fushatë, dhe sipas tyre, kjo më shumë është punë e gazetarëve, të cilët do të duhet t’ua përkujtojnë këto premtime nëse ata i harrojnë ato pasi të kenë fituar postet e pretenduara.

Ambasadori gjerman ka thënë se deri tani fushata parazgjedhore, duke përjashtuar veriun, ka shkuar mirë, me një shqetësim të vogël, e që sipas tij ka të bëjë me presionin që po u bëhet punëtorëve civil për të marr pjesë në tubimet elektorale.

Ata kanë thënë gjithashtu se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e serbëve të veriut në këto zgjedhje, por sipas tyre ata nuk do ta kenë të lehtë, pasi ka kërcënime nga ana e një grupi i cili kundërshton pjesëmarrjen në këto zgjedhje.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 31, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: