RSS

Vajzat shqiptare martohen me maqedonas, ata maqedonase s’i duan shqiptarët!

31 Oct

marriage martesaSipas të dhënave statistikore në Maqedoni ku përshkruhen martesat e përziera mes etniteteve dalin në shesh të dhëna se vajzat maqedonase nuk preferojnë të martohen me shqiptarë.Maqedonasit më shpesh vendosin të martohen me shqiptare, se sa vajzat maqedonase me djem shqiptarë.

Gjatë vitit 2012 janë regjistruar 146 martesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që është rreth 1% nga gjithsej 13.991 kurorëzime të bëra, transmeton Zhurnali.

Prej 146 kurorëzimeve, 132 janë shënuar mes meshkujve maqedonas dhe femrave shqiptare, kurse vetëm 14 femra shqiptare janë martuar me meshkuj maqedonas.

Numri i divorceve te këta martesa të përziera është shumë i vogël, ose vetëm 16 të tillë ka pasur në vitin 2012 nga 146 martesa të tilla.

Ndërkaq në vitin 2013 ndërmjet etnitetit të njëjtë maqedonas janë regjistruar 6879 kurorëzime ku ka pasur 1074 divorce, ndërsa te shqiptarët janë martuar 4597 çifte dhe janë divorcuar 465 të tillë.

Megjithatë numri i lartë i femrave shqiptare që martohen me meshkuj maqedonas është si rezultat i femrave nga Shqipëria që martohen në Maqedoni, edhe atë në të shumtën e rasteve për meshkuj maqedonas, të moshave të vjetra që nuk kanë mundur të martohen me vajza maqedonase.

Gjithsej 386 meshkuj maqedonas kanë vendosur të martohen me femra të etnitetin të ndryshëm, kurse 244 femra maqedonase janë martuar me meshkuj të një etniteti tjetër jomaqedonas.

Edhe pse nuk dihet saktë secili është numri i femrave maqedonase që janë martuar me grekë, megjithatë është shumë më i lartë se sa ai i martuar me shqiptarë, pasi në kolonën e evidencës, grekët konsiderohen si të “tjerë”.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 31, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: