RSS

Zbulohet manuali, ekspertët: Armë me sarinë, 0.05 mg të vdes në dy minuta

12 Nov

armet kimikeTIRANE-Mjafton që 0.05 mili gramë për një litër Sarinë të veprojë në organizmin e njeriut për dy minuta dhe pas kësaj ai rrezikon të vdesë. Ky është shpjegimi që vjen nga specialistë të kimisë për efektin që ka Sarina, njëri prej elementëve përbërës të armëve kimike që priten të importohen drejt vendit tonë. Sipas ekspertëve kimikë, Sarina ose e quajtur ndryshe Eteri Izopropilik i Acidit Metilfluorfosforik është një lëng pa ngjyrë ose pak në të verdhë. “Tretet mirë në ujë dhe në tretësit organikë. Hidrolizohet relativisht ngadalë. Ambienti acid e shpejton, hidrolizon. Sarina nuk ka erë, është lëndë helmuese luftarake e paqëndrueshme.

Sarina kur vepron në organizëm ka karakteristikat e Tabunit (një lëndë tjetër helmuese luftarake, me veprim nervo-paralizues”, por me aftësi toksike më të mëdha. Përqendrimi prej 0.05 miligramë/litër gjatë dy minutave është vdekjeprurës, ndërsa 0.002 miligramë për litër gjatë dy minutave shkakton miozë”, përcaktojnë ekspertët e kimisë për efektin që ka Sarina për organizmin e njeriut dhe kryesisht për rrugët e frymëmarrjes. Në rast të veprimit të Sarinës, krijohen 2.5-3 avuj në orë në rrugët e frymëmarrjes dhe 3-4 avuj në sy. Efekte mjaft të dëmshme për organizmin e njeriut dhe konkretisht mbi lëkurë.

Është edhe gazi Iprit ose siç quhet ndryshe gazi Mustardë, për shkak të aromës që ka ai. “Gazi Iprit quhet ndryshe Sulfuri i Diklor Dietilit. Është lëndë pa ngjyrë, i pastër, tretet pak në ujë. Tretet mirë në tretësit organikë, hidrolizohet ngadalë. Bazat dhe nxehtësia e shpejtojnë hidrolizën. Është lëndë helmuese luftarake e qëndrueshme”, bëjnë me dije ekspertët kimikë. (bw,tupani)

(Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)

 
Leave a comment

Posted by on November 12, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: