RSS

Fjalët më të famshme të vitit 2013

14 Nov

kate7-300x187Global Language Monitor gjurmoi bloge, rrjete sociale dhe site lajmesh për të zbuluar se cilat ishin fjalët më të përdorura të këtij viti
Studimi
Sipas Global Language Monitor (GLM) fjala më e përdorur e këtij viti është 404, si pjesë e error code, që i referohet një gabimi teknik në internet. Fjala fail ose ndryshe dështim, gjendet në vendin e dytë e ndjekur nga fjalët mbikëqyrje, dron dhe deficit.
Studimi i referohet renditjes, duke marrë parasysh se sa herë është përdorur një shprehje, frazë apo emër i caktuar online në vendet anglishtfolëse.
Që të përfshihej në listë, një fjalë duhej të ishte përdorur të paktën 25 mijë herë, të ishte shfaqur në forma të ndryshme të medias dhe të mos ishte përdorur vetëm në një shtet, profesion apo grup shoqëror të caktuar.
Teknologjia NarrativeTracker skanon bloge, media shoqërore dhe site lajmesh nga 275 mijë revista dhe gazeta mbarëbotërore. Në vitin e 14 të studimit, GLM listoi kodin e gabimit 404 si më të përdorurën në botë. Ky numër shfaqet kur një përdorues klikon një link apo përpiqet të hyjë në një faqe që nuk është e disponueshme. Mund të shfaqet kur një histori është fshirë ose nëse faqja online s’mund të hapet. Përdoret shpesh me fjalën e dytë më të njohur në botë, fail, dështim. Pjesa tjetër e listës së 20 fjalëve më të famshme të vitit përbëhet nga ato të bazuara në teknologji si hashtag, që simbolizohet nga thurja (#), një shenjë që përdoret për të etiketuar diçka në rrjetet shoqërore dhe @pontifex, adresa e Papës në Twitter. Papa Françesko gjithashtu është përfshirë ndër emrat më të përdorur në internet. Ndër të tjera ka spikatur edhe fjala Nano që i referohet nanoteknologjisë ose që teknologjisë që punon me pjesët e një niveli atomik dhe molekular. Meme është një fjalë që përdoret për të treguar postimet humoristike dhe karakteristike të internetit, si për shembull Grumpy Cat.
Termi The Cloud, vjen i 18-i në listë dhe i referohet vendit ku të dhënat online regjistrohen.
Fraza më e famshme e 2013-s është “politikat toksike”, një term i përdorur për fushatat politike që tentojnë të shtypin dhe djegin kundërshtarët. Fraza të tjera politike, përfshirë Shutdown-in dhe deficitin federal, janë përfshirë në top 15 frazat. Këto terma të njohura lidhen me mbylljen e fundit të qeverisë federale të SHBA-së, e cila ndodhi për shkak se Kongresi dështoi të miratonte një buxhet përpara fillimit të vitit financiar më 1 tetor. Kjo çoi në mbylljen e shumë bizneseve me bazë qeveritare. Të tjera terma të lidhura me lajmet, si “Bombardimi i maratonës”, i referohet bombardimit terrorist që ndodhi në maratonën e Bostonit në prill të këtij viti dhe ku vdiqën pesë njerëz e u plagosën 280 të tjerë.
Papa Françesko është emri më i përhapur në ueb. Dukesha e Kembrixhit, Kejt Midëllton (Cate Middleton), ishte personi më i njohur britanik që u përfshi në listën e emrave.
Asteroidi pranë Tokës ishte shumë pranë përfshirjes në pozicionin e dhjetë frazave më të përdorura. Kjo shprehje lidhet me asteroidin hapësinor që ra në Rusi në shkurt, duke shkaktuar dëme materiale te ndërtesat.
Ndërkohë Solar Max është në vendin e 13, term që ka lidhje me kulmin 11-vjeçar të ciklit të njollave të diellit.
Lajmi rreth Agjencisë Kombëtare të Sigurimit (NSA), që kishte akses në të dhënat personale të njerëzve, i dalë nga ish-kontraktori i NSA dhe nëpunësi i CIA-s, Eduard Snouden, çoi në përfshirjen e NSA-së dhe Ed Snoudenit në listën e pesë emrave më të përdorur.
Fakti që në dy fjalët më të lakuara të vitit përfshihen 404 dhe dështim, tregon se shoqëria jonë bashkëkohore po përjeton një ndjenjë ankthi dhe stresi në lidhje me pajisjet teknologjike.
Programi shëndetësor ObamaCare, tepër i debatuar në SHBA, është i vetmi në llojin e tij që përfaqëson një dështim të gjerë të sistemit, që prej bllokimit politik të qeverisë amerikane te rënia e dollarit, mbikëqyrja e uebit nga NSA-ja, pasiguria e BE-së dhe rritja e fuqisë së Kinës, Indisë e Brazilit në sistemin botëror ekonomik.
Fjalët, frazat dhe emrat më të famshëm të këtij viti përfaqësojnë ato që përdoren më shumë në pesë kontinentet, që konfirmojnë gjithashtu edhe përdorimin e gjerë të gjuhës angleze.
Për sa u përket fjalëve më të njohura të dekadës, rezulton të jenë ngrohja globale, 11 shtatori, Google, Chinglish dhe Cunami.(lajme/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on November 14, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: