RSS

“Ballkoni” kthehet nga Hollywoodi me çmim special (video)

15 Nov

ballkoniFilmi “Ballkoni” i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, ka fituar çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit “AFI Fest”, i cili ka përfunduar në Hollywood. Ky çmim pritet t’i hap rrugën e suksesit të mëtejmë regjisores Zeqiraj, pasi festivalet e tilla prestigjioze mundësojnë kualifikimin për çmimin Oscar.Regjisorja Zeqiraj para marrjes së çmimit, në një intervistë për KultPlus, ka deklaruar se prania në këtë festival ka një rëndësi të veçantë për të, por edhe për kinematografinë dhe industrinë e filmit kosovar, kur dihet se është hera e parë që merr pjesë një film nga Kosova dhe për herë të parë flitej për ekzistencën e filmit kosovar në Hollywood. “Kjo padyshim që do të më ndihmojë shumë në projektet e ardhshme të filmit dhe shpresojmë shumë që kontaktet që kemi arritur t’i bëjmë këtu” ka thënë Zeqiraj.

Në filmin “ Ballkoni” luan një ekip prej më shumë se 20 aktorësh, afër 60 për qind prej tyre aktorë jo profesionistë, të cilët në 20 minuta krijojnë situata dinamike. Teknika që u punua filmi konsiderohet si një ndër teknikat më të vështira të filmit, me plan të pandërprerë, si një ndër elementët që është vlerësuar nga kritikët e filmit dhe publiku.

“Isha e befasuar kur pashë filmin, fillimisht për shkak të teknikës sepse nuk është e lehtë për t’u realizuar, si xhirim me plan të pandërprerë dhe me aq shumë aktorë dhe natyrisht është një lloj performase që vetëm mjeshtri i filmit, Sakuro ka pasur sukses”, kishte deklaruar kritikja Michele Levieux, për filmin gjatë premierës botërore të tij në festivalin e Venecies.

Menjëherë pas shfaqjes së parë, filmi kishte zgjuar interesim të madh, duke bërë që producenti i “Ballkoni”, Bujar Kabashi, të krijojë kontakte të rëndësishme me producentë e distributorë të rëndësishëm të industrisë së filmit.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on November 15, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: