RSS

Shoqata Shqiptare e Turizmit: Armët kimike, goditje fatale për turizmin

15 Nov

armet kimike Shoqata Shqiptare e Turizmit shprehet kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Shoqata Shqiptare e Turizmit thekson se “përveç rrezikut të drejtpërdrejtë të armëve kimike, edhe vetë jehona që përcjell diskutimi për pranimin e mundshëm të tyre nga vendi ynë, ka një impakt negativ direkt në imazhin turistik të Shqipërisë, të cilin po mundohemi të ndërtojmë me shumë mund e përpjekje.”

“Turizmi është sektori kryesor që kontribuon në ndërtimin e imazhit të një vendi, e në punësimin e masës më të madhe të njerëzve, por gjithashtu është dhe sektori që preket më lehtë negativisht nga çdo ngjarje që ka të bëjë me sigurinë e një vendi. Importimi i armëve kimike dhe shkatërrimi i tyre në vend është një goditje fatale për turizmin e brishte shqiptar të shpallur si prioritar nga vetë kjo qeveri. Prandaj Shoqata Shqiptare e turizmit, ATA në të mirë të një imazhi pozitiv turistik të Shqipërisë si një vend Mesdhetar për tu vizituar, por dhe në të mirë të qindra mijëra shqiptarëve që kanë lidhur jetën drejtpërdrejt a tërthorazi me industrinë turistike, është kategorikisht kundër demontimit të armëve kimike në Shqipëri. Një vendim i tillë do shuante njëherë e mirë kuriozitetin në rritje te vizitorë të huaj për të ardhur në Shqipëri, duke kontribuar në pasoja negative të pabesueshme për këtë industri me potencial të jashtëzakonshëm.”- përfundon deklarata e Shoqatës Shqiptare të Turizmit.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on November 15, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: