RSS

Së shpejti më shumë shqiptarë në Kosovë se sa serb në Serbi

26 Nov

shqiptaretMurtaja e bardhë ndryshon strukturën demografike të Ballkanit. Deri në vitin 2080 do të ketë më shumë shqiptarë në Kosovë se serbë në Serbi.

Për shkak të problemeve me murtajën e bardhë në Serbi , dhe një normë e lartë e natalitetit të shqiptarëve etnikë në Kosovë , është më se e vërtetë që shqiptarët në të ardhmen e afërt do të jenë në gjendje t’i shtypin Serbët nga jugu , sipas demografëve dhe analistët transmeton “Kurir”

Sipas ” Kurir ” në Bujanoc , Preshevë , Medvegjë shqiptarët janë tashmë shumicë , dhe dhe së shpejti do të jenë shumicë edhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish .

” Përshkak se serbët si komb që po e shkatrron murtaja e bardhë, po zhduket me shpejtësi , dhe numri i shqiptarëve është në rritje për shkak të shkallës së lartë të lindjeve , demografët kanë parashikuar se në vitin 2050 në Kosovë , dhe Serbinë jugore do të ketë gjithsejt rreth 4,6 milionë serbë ndërsa shqiptarë rreht 3.1 milion. Vlerësimet tregojnë se në vitin 2080 Shqiptarë do të ketë më shumë se serbë , shkruan më tutje ”Kuriri ” .

Drejtori i Zyrës Serbe të Statistikave Dragan Vukmiroviqq tha se problemi i murtajës së bardhë në Serbi është i dukshëm .

– Rrethanat rënduese tregojnë se fshatra të tërë mbeten bosh për shkak se njerëzit , sidomos nga jugu, shpërngulen drejt Beogradit, Novi Sadit. Kjo gjendje është e paqëndrueshme në afat të gjatë , thotë Vukmiroviç .

Aleksandër Vulin: Nuk frigohemi

Drejtor i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin thotë se kushdo që e njeh shtetin e Serbisë, ” duam të japim të njëjtat të drejta për edukim, shërim, madje edhe lindje.”

– Por ne jemi j shtet i qytetarëve dhe ne nuk kemi frikë nga popujt tjerë – tha Vulin.

Në Kosovë jetojnë 1.5 milion shqiptarë etnikë, të cilët përbëjnë 93 për qind të popullatës lokale, dhe pothuajse nuk ka serbë .

Serbë Shqiptarë

Në vitin 1948 . 171 911 23.6 % 498 242 68.5 %

Në vitin 1953 . 189 869 23.5 % 524 559 64.9 %

Në vitin 1961 . 227 016 23.6 % 646 805 67.2 %

Në vitin 1971 . 228 264 18.4 % 916 168 73.7 %

Në vitin 1981 . 209.498 13.2 % 1.226.736 77.4 % ,

Në vitin 1991 . 195 301 9.9 % 1.607.690 82.2 %

Në vitin 2012 25.575 1.47 % 1.588.257 92,93 %, përfundon “Kurir”.
(zeri)

 
Leave a comment

Posted by on November 26, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: