RSS

Sot përurohet Autostrada “Ibrahim Rugova”

26 Nov

Sot përurohet Autostrada “Ibrahim Rugova”Sot organizohet ceremonia e përurimit të përfundimit të Autostradës “Ibrahim Rugova” e cila në qarkullim  lëshohet nesër, më 27 nëntor.Ceremonia do të mbahet në fshatin Mazgit, të Komunës së Prishtinës.

Ndërtimi i kësaj vepre nisi në prill, 2010, me nënshkrimin e kontratës në mes Bechtel – Enka GP dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e korridorit më të rëndësishëm të infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdares kufiri Verior me Serbinë.

Standardet e projektit të Autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway):

Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së Autostradës në Kosovë është 120 km/orë,

Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë.

Autostrada Morinë- Prishtinë do të jetë Autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në kyçjet e autostradës).

Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës ku përfshihen: Sinjalizimi dinamik (Display), sistemet e komunikimit ,ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës.

Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancisë është gjashtë vjet.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on November 26, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: