RSS

101 vjet Pavarësi e Shqipërisë

28 Nov

pavaresia28Sot shënohet 101 vjetori i Festës së Pavarësisë. Të gjithë krerët e shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të jenë së bashku në Vlorë, në qytetin e Flamurit. 

Festimet do të nisin në orën 11:00 ku do të zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit, vendosja e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit, prezantimi i projektit “Lungo Mare” si dhe do të shpallet konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

Aktivitete të shumta do të zhvillohen edhe në Tiranë. Ato startojnë në orën 09:00 dhe përfundojnë në orën 20:00. Siparin e festave e hap panairi në rrugën pedonale “Murat Toptani”, gjatë gjithë ditës së sotme do të zhvillohen lojëra popullore në ambientet e parkut “Rinia”. Gjithashtu, Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave. Ansambli do të vendoset në sheshin para monumenteve të Vëllezërve Frashëri në orën 11:00-12:00 dhe në sheshin para Galerisë Kombëtare në orën 12:00-13:00. Ndërkohë Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.(topchannel/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on November 28, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: