Kim Kardashian është akuzuar për tentim të fitimit në emër të viktimave të tajfunit shkatërrues në Filipine. Është konstatuar se Kim i mban 90 për qind të fitimeve nga shitja e gjësendeve në eBay, edhe pse në publik kjo është paraqitur si një aksion humanitar.
Kim javën që shkoi e ka filluar këtë aksion, ndërsa një pjesë e fitimit shkon për një organizatë jo fitimprurëse, e cila ju ofron ndihmë mjekësore familjeve të goditura nga kjo tragjedi. Por është konstatuar se ajo dhuron vetëm 10 për qind të fitimit.
Advertisements