RSS

Indeksi i korrupsionit: Kosova shënon përkeqësim

03 Dec

28C129C9-7B83-4616-B7E8-94CB30D10CA9_w640_r1_sOrganizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

Kosova këtë vit rradhitet në vendin e 111-të (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë), për dallim nga viti i kaluar kur kishte shënuar përparim simbolik dhe kishte zënë vendin e 105-të.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të. Shqipëria, vitin e kaluar, mbante pozitën e 113-të.

Në fakt, janë vetëm Kosova dhe Shqipëria dy vendet që janë rradhitur në “zonën e kuqe” të korrupsionit.

Mali i Zi ka zënë pozitën e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar.

Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është rradhitur në vendin e 67-të, për dallim nga pozita e 69-të vitin e kaluar.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, kurse vendin e fundit me numër 177 e ndajnë Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia. (a.v.)

 
Leave a comment

Posted by on December 3, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: