RSS

Jahjaga: Mandela ishte inspirim për kosovarët

06 Dec

mandelaPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka ngushëlluar qytetarët e Afrikës së Jugut për vdekjen e ish-presidentit Nelson Mandela.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore,” thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes Jahjaga.

“Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit”, thuhet tutje në këtë telegram, i cili iu dërgua edhe medieve.

Bota nderon Nelson Mandelan
Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin po nderojnë kujtimin për trashëgimin e Nelson Mandelas, luftëtarin anti-aparteid dhe ikonën prodemokratike që vdiq në moshën 95 vjeçe.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma tha se Mandela ka vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga familja e tij të enjten mbrëma në shtëpinë e tij në Johannesburg.

Liderë evropian, Rusia, presidenti kinez Xi Jinping, Dalai Lama, dhe një varg figurash tjera botërore të estradës dhe sportit, kanë dërguar telegrame ngushëllimi, duke e cilësuar Mandelan si një prej figurave më monumentale të shekullit njëzet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, ka urdhëruar që flamujt amerikan të ulen në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë, si shenjë nderimi për Mandelan.

Ngushëllime nga mbarë bota i janë dërguar jugo-afrikanëve, duke vlerësuar Mandelan si një shëmbull inspirimi se si ndjekja e shembullit të pajtimit paqësor mund të ngadhënjej ndaj brezave të padrejtësisë.

Mandela ka qenë i burgosur për 27 vjet, para se të del për të ndihmuar Afrikën e Jugut nga aparteidi që kreu pakica e të bardhëve, në demokraci.

Laureati i çmimit Nobel për paqe është bërë presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pas zgjedhjeve të para multietnike në këtë vend.

Ai kishte meritat më të mëdha në parandalimin e futjes në luftë të vendit, pas rrëzimit të regjimit të aparteidit.(rel,tupani)
mandela statu

 
Leave a comment

Posted by on December 6, 2013 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: