RSS

Beyonce publikon albumin pa paralajmërim

14 Dec

 

Në një ditë në të cilën supersticiozët besojnë se është e njohur për tersin e saj, në këtë të premte me datën 13, Beyonce vendosi që të trondiste tregun muzikor, nëpërmjet publikimit të papritur të albumit të saj të fundit. 

32-vjeçarja i dha fund kështu spekulimeve të gjata për datën e publikimit të këngëve të saj të reja, duke lëshuar në “iTunes” albumin e saj pa asnjë paralajmërim apo publicitet të mëparshëm.

Në një lëvizje surprizë, pothuajse të gjithë këngët e reja, gjithsej 17, janë të mbuluara me videoklipe, në të cilat Beyonce shfaqet në mënyra të ndryshme, por gjithmonë provokuese dhe e freskët siç të gjithë e njohim.

Në një deklaratë shoqëruese me publikimin, 32-vjeçarja shpjegoi: “Unë e shoh muzikën, jo vetëm e dëgjoj. Kur dëgjoj një tingull, menjëherë më rikthehet në mendje pamja e imazheve që më bëjnë të ndihem e emocionuar. Më rikthehen shpesh kujtime të fëmijërisë sime, kujtime të ëndrrave që kam pasur për jetën, të fantazive Të gjitha ato lidhen me muzikën”.

E ndonëse data e këtij publikimi mund të mos jetë një ogur i mirë, albumi i Beyonce duket i destinuar të shpërfillë të bestytnitë, duke regjistruar që në orët e tij të para një sukses të madh dhe shkarkime rekord.

 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: