RSS

10 këshilla bukurie për festa

20 Dec

syritualetÇfarë duhet të bëni për të qenë të bukura për festat e fundvitit? Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndiqni një “rutinë” bukurie dhe më pas të njiheni me ndonjë truk të vogël që do t’ju bëjë absolutisht të parezistueshme. 

Drita dhe shkëlqimi janë dy fjalë kyçe të bukurisë për festat e fundvitit! Ja se si mund të bëheni të tilla!

Shkëlqim

Zgjidhni një produkt që mund t’ju ndriçojë fytyrën, që të jetë i posaçëm për të shkëlqyer apo ndriçuar lëkurën.

Fruta

Përdorni produkte me bazë frutash për lëkurën, janë të ushqyeshme dhe e bëjnë atë të qëndrojë e butë dhe e bukur.

Parfumi

Gjeni një esencë që ju përfaqëson dhe që do t’ju bëjë tepër joshëse!

E arta

Në make up-in që do të bëni për festat e fundvitit nuk duhet të mungojë fondotinta e ndritshme apo e artë për t’i dhënë shkëlqim dhe dritë lëkurës tuaj.

Vaji

Pa dyshim edhe flokët janë në qendër të vëmendjes gjatë festave, kështu që mos harroni të kujdeseni shumë për ta duke përdorur vaj të posaçëm për t’u dhënë butësi dhe shkëlqim.

Pluhur i artë

Përfundimisht mund të themi se Krishtlindjet dhe Viti i Ri shkojnë me të artën! Edhe sytë tuaj duhet të shkëlqejnë nga ajo.

Rimeli

Mundësisht përdorni nga ata që janë me ngjyrë, në mënyrë që t’i jepni një kontrast të veçantë pamjes tuaj.

Smalt i artë

Në përputhje me “hijen tuaj” edhe smalti duhet të jetë i artë: bëni kujdes me manikyrin!

Tatuazhi

Nuk duhet të bëjmë patjetër një të vërtetë, por ndoshta një nga ata që realizohen në qendrat estetike, i duhur për t’ju dhënë pak karakter.

Trajtime bukurie në kushte shtëpie para festave

Festat po afrohen dhe ne duhet t’i kalojmë sa më bukur me të gjithë shkëlqimin tonë. Gjatë periudhës së festave jemi pak të hutuar, gjithmonë me vrap dhe të zëna me shumë punë, por nuk duhet të harrojmë të përkëdhelim veten tonë. Vetëm kështu mund të jemi me të vërtet në formë dhe të shkëlqejmë për festa, kështu që bëhuni të bukura para festave, me trajtime të bëra në shtëpi për fytyrën dhe flokët.

Për të hidratuar fytyrën

Merrni dy kivi dhe bëjini kremoze, më pas shtoni një lugë vaj, përziejini dhe aplikojini në fytyrë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Për të purifikuar fytyrën

Merrni një gotë kos dhe hidheni në një enë, shtoni një lugë sheqer dhe lëngun e gjysmës së limonit. Me banjomari shkrini gjysmën e çokollatës së bardhë. Pasi ta keni shkrirë bashkojeni me pjesën tjetër të përbërjes, përziejeni dhe shpërndajeni në fytyrë. Lëreni për 20 minuta.

Për të trajtuar fytyrën

Merrni një të verdhë veze dhe rriheni, bashkoni një lugë pana dhe një lugë vaj, përziejini dhe në fund shtoni një lugë vaj bajameje. Aplikojeni maskën në flokë dhe rrotulloni flokët me një letër alumini, lëreni për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët siç bëni zakonisht. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on December 20, 2013 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: