RSS

2013, miliarderët me fitimet më të mëdha

20 Dec

warren-buffettWarren Buffett ka fituar rreth 37 milionë dollarë në ditë gjatë vitit 2013, sipas përllogaritjeve të bëra nga “Wealth-X”, duke u listuar si miliarderi me fitimet më të larta gjatë këtij viti. 

Me një fitim prej 12,7 miliardë dollarë në 2013-n, vlera neto e investitorit legjendar miliarder dhe filantropistit të njohur në fund të këtij viti kap shifrat e 59,1 miliardë dollarëve.

E megjithatë, Buffett nuk është miliarderi më i pasur në listë, pasi ky “titull” i shkon liderit të Microsoft-it, Bill Gates, i cili i ka shtuar pasurisë së tij personale edhe 11,5 miliardë dollarë gjatë 2013-s, duke e përfunduar këtë vit me një total asetesh prej 72,6 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë të listës është manjati amerikan i kazinove, Sheldon Adelson, i cili ka grumbulluar 11,4 miliardë dollarë gjatë vitit 2013 nga pronat e tij të lojrave të fatit në Las Vegas, Macau dhe Singapor. Fitimi neto i tij përllogaritet në më shumë se 35 milionë dollarë.

Individët e tjerë në listën e “Top 10” kanë fituar së bashku 101,8 miliardë dollarë gjatë 2013-s, me një mesatare prej 10,2 miliardë dollarë secili. Pasuria e përgjithshme e 10 më të pasurve të botës, tashmë kap vlerën e 347 miliardë dollarëve, nga 245 miliardë dollarë që kanë pasur në Janar të 2013-s.

Mesatarisht, ata kanë fituar nga 29 milionë dollarë në ditë, gjatë këtij viti, duke e shtuar pasurinë e tyre me 41,6% dhe duke lënë shumë larg fitimet prej 24% të Standard & Poor’s 500 këtë vit.

Ja dhe lista e 10 personave me fitimet më të larta në 2013:

Renditja – Emri – Fitimet 2013 – Neto Dhjetor 2013 – Neto Janar 2013
1 – Warren Buffett – 12.7 – 59.1 – 46.4
2 – Bill Gates – 11.5 – 72.6 – 61.1
3 – Sheldon Adelson – 11.4 – 35.3 – 23.9
4 – Jeff Bezos – 11.3 – 34.4 – 23.1
5 – Mark Zuckerberg – 10.5 – 24.7 – 14.2
6 – Masayoshi Son – 10.3 – 19.1 – 8.8
7 – Sergey Brin – 9.3 – 30.0 – 20.7
8 – Larry Page – 9.3 – 29.9 – 20.6
9 – Lui Chee Woo – 8.3 – 19.6 – 11.3
10 – Carl Icahn – 7.2 – 22.1 – 14.9
* Të gjitha shifrat janë në miliarda dollarë

Vlerësimet janë për periudhën nga 1 Janar deri në 11 Dhjetor 2013. Të ardhurat e fituara në ditë bazohen mbi 345 ditë. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on December 20, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: