RSS

Antarktida është e mbushur me diamantë

20 Dec

antarktide-1912Nën shtresat qindra-vjeçare të akullit në Antarktidë mund të gjenden rezerva të tëra diamanti dhe gurësh të tjerë të çmuar, bënë të ditur të enjten kërkuesit australianë. 

Gjatë një ekspedite në Antarktidën Lindore, disa ekspertë grumbulluan një sërë gurësh duke gërmuar nën akull dhe analizimi i mëtejshëm i përbërjes së gurëve jep garanci të mëdha që në afërsi të gjenden shtresa të tëra me diamantë.

Ndonëse përkatësia e territorit të Antarktidës është e ndarë midis disa shteteve, asnjë nuk ka aktualisht të drejtë të gërmojë në Polin e Jugut.

Rezervat bëhen edhe më tërheqëse nga fakti se ato nuk janë shfrytëzuar kurrë më parë gjatë historisë.

“Do të ishte një befasi për ne nëse nuk do të kishte diamante në zonën e identifikuar prej nesh”, deklaroi Greg Yaxley, eksperti i Universitetit Australian të Kanberrës, njëkohësisht personi që drejtoi studimin.

Në analizimin e përbërjes, Yaxley dha garanci se diamanti që ndodhet në Antarktidë është i njëjtë me atë të Kimberley, qytetit afrikanojugor pranë të cilit ndodhet miniera më e madhe në botë e diamantëve. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on December 20, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: