RSS

Ëndrrat ndikojnë në jetën tonë

20 Dec

Dreams21Nëse nuk mund ta  godisni gjysmën tjetër tuajën, fajësoni ëndrrat tuaja.Një studim ka gjetur se përmbajtja e ëndrrave bartet në marrëdhëniet tona me të tjerët duke shkaktuar dyshime në ditën që vjen. Ideja e ndikimit të ëndrrave në jetën reale është studiuar shumë. Por hulumtimi i fundit ka vështruar se a ndikojnë ëndrrat që i shohim në realitetin tonë të përditshmëri.

Hulumtuesit britanikë dhe amerikanë thanë: “Këto rezultatet japin evidencë për herë të parë se përmbajtja e një ëndrre specifike ndikon në sjelljen me partnerë.

“Këto rezultate thellojnë në të kuptuarit e ëndrrave tona, sikurse  një studim i mëhershëm që ka vërejtur se ëndrrat ndikojnë në procese të rëndësishme të lidhjes si në dashuri, intimitet dhe konflikte”.

Hulumtuesit kanë pyetur 61 femra dhe meshkuj që të shkruajnë detaje të ëndrrave të tyre menjëherë pas zgjimit nga gjumi. Vullnetarët që ishin në lidhje i kanë plotësuar menjëherë  pyetësorët pasi janë zgjuar.

Ata gjithashtu kanë plotësuar pyetësorë rreth personalitetit dhe detaje të ditës së tyre.

Ky pyetësor përfshinte pyetjet si sa kohë kalojnë me të dashurin, të dashurën ,burrin apo gruan, sa shpesh grinden dhe sa të dashuruar janë .

Numri i ëndrrave që janë analizuar ishin 842 dhe 87% e pjesëmarrësve e kanë ëndërruar të paktën një herë partnerin e tyre. Kur njerëzit bëheshin xhelozë për partnerin në ëndërr, kjo qonte në grindje dhe probleme në lidhje në ditën që vijonte. Ëndrrat që përmbanin konflikte me partnerin gjithashtu paraqisnin probleme në lidhje në realitet në ditët në vazhdim.

Revista e shkencës sociale psikologjike të personalitetit raportoi se  kur partnerët shihnin tradhti në ëndërr kjo bënte që ta donin më pak partnerin dhe të mos kishin shumë intimitet në ditët në vazhdim. Gjetjet nuk mund të sqaronin çfarë kanë bërë pjesëmarrësit para se të shihnin ëndrra por vërejtën se ëndrrat kanë ndikuar në realitetin e tyre dhe jo e kundërta.

Hulumtuesit që përfshinin edhe psikologun e një universitetit thanë : “Kur  kujtojmë një ëndërr pasi zgjohemi, përmbajtja dhe emocionet tona janë edhe aktive në mendje dhe për këtë arsye kjo ndikon në sjelljen tonë”.

Jo të gjitha gjetjet ishin negative. Për shembull studimi gjeti se partnerët që kanë pasur ëndrra me partnerët e tyre kalojnë më shumë kohë me ta dhe ishin më të afërt me ta në jetën reale dhe autorët e studimit thanë se ëndrrat mund të ndihmojnë në promovimin e lidhjes si dhe në konflikte.

Ata thanë se ishte e paqartë se a ndikonin ëndrrat në disponimin e tyre pa reflektuar në mënyrë të ndërgjegjshme apo ëndërruesit me qëllim ndërronin sjelljet e tyre pas grindjeve në ëndërr. Por ata shtuan se efekti i ëndrrave në jetën reale është shumë i fuqishëm.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 20, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: