RSS

Çfarë nuk duhet t’u themi fëmijëve

21 Dec

nena femijaGjatë edukimit të fëmijëve, pa marrë parasysh se jeni të zemëruar dhe të lënduar, duhet përmbajtur nga fjalët e vrazhda dhe të rënda.Për të mos ua lënduar personalitetin e më të dashurve, jua prezantojmë disa fjali të cilat nuk guxoni t’ua thoni fëmijëve tuaj.

Pse nuk jeni si….

Njëri fëmijë është më i vështirë, e tjetrin gjithmonë duhet kujtuar për detyrat e tij. Mos i krahasoni fëmijët në mes veti, vetëm sa do ta shtoni kundërshtimin mes tyre, madje edhe urrejtjen. Më mirë shpjegojuani qartë atë që dëshironi.

Mos u sill si foshnjë

Fëmija juaj tetëvjeç sillet sikur të ishte katërvjeçar, por me fjalët si këto do të ndihet i lënduar.

Pse jeni veshur ashtu?

Kur të dalë me shoqërinë, lejoni fëmijën të veshë atë që dëshiron, por kur të dilni së bashku, duhet të dijë të vishet bukur. Fëmijët duhet dalluar për momentet dhe rastet e veshjes.

Jeni i bukur

Me llastim nuk do të arrini asgjë. Nëse fëmija juaj është i talentuar, apo ka një talent tjetër, inkurajojeni me fjalë që të bëjë diçka të mirë, pastaj shpërblejeni.

Nuk jeni i mençur

Një fjalë si kjo, kurrë nuk duhet thënë fëmijës, pa marrë parasysh se cilës moshë i takon. Nuk do të ketë vetëbesim nëse ju mendoni diçka të keqe për të. Shtyjeni atë të mendojë për veprimet e tij, tregojini si bëhen punët si duhet.

Jam pishman që të linda

Deklaratat se nuk falni, mund të lënë pasoja të rënda dhe shumë serioze. Fëmija do të ketë përshtypjen se nuk e meriton dashurinë.

Mbylle gojën, hesht!…

Me këto fjalë ia bëni me dije se nuk dëshironi ta dëgjoni mendimin e tij. Më mirë i thoni të qetësohet dhe ta dërgoni në dhomën e tij. Fëmijët mësojnë nga shembujt.(zeri/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 21, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: