RSS

Emrat që “mori” 2013-a. Ja lista

24 Dec

fast-furious-6-paul-walker-600x236Revista prestigjioze “Time” në numrin e saj të fundit k a bërë një homazh për figurat publik e që humbën jetën gjatë vitit 2013.

Revista duke përkujtuar disa nga njerëzit më me ndikim dhe tepër kontradiktorë, të cilët u ndanë nga jeta këtë vit, k a bërë nga një profil special për secilin nga këto figura. Që nga Hugi Çavez, Margaret Thetçer, Nelson Mandela, e deri tek Pol Uolker.

Hugo Çavez

President i Venezuelës, 58-vjeç

Ashtu si idhulli i tij, Fidel Kastro, edhe Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ishte njëri nga liderët më fjalëshumë e luftarakë që Amerika Latine ka njohur ndonjëherë. Kjo e bën edhe vdekjen e tij në 5 Mars, në moshën 58-vjeçare, pas një lufte të gjatë e të fshehtë kundër kancerit, një realitet të papajtueshëm nga shumë ndjekës të tij. Çavez, sundimi 14-vjeçar i të cilit e ekspozoi atë si një figurë të zhurmshme dhe të gjithëpranishme në Venezuelë dhe në mbarë Amerikën Latine me të njëjtën bujë që kishte muzika salca e kërcyer nëpër trotuare, e la skenën e politikës dhe të jetës me një heshtje jokarakteristike pas një periudhe tre-mujore të mungesës së tij në daljet publike. Hugo Çavez pëlqente ta quante veten “socialisti i shek. të 21-të”, dhe shpresonte se duke qenë i zgjedhur në mënyrë demokratike, do të mund të rrëzonte faktin e përfolur se ai nuk qeverisi edhe aq në mënyrë demokratike. Ai pati një karrierë politike që ngjasoi me një kthim prapa në socializmin dogmatik dhe autoritar të Fidel Kastros, së shekullit të 20-të, gati me një frekuencë të shek. të 19-të, ku impostimi prej gjysmëperëndie e Çavezit, të kujton heroin e Amerikës Jugore të luftës për pavarësi, Simon Bolivarin. Kritikët e panë atë si një populist vulgar. Mbështetësit, për kontrast, e vlerësuan atë për rrëzimin e oligarkisë së korruptuar kriminale të Venezuelës, duke e orientuar pasurinë nga nafta në drejtim të krijimit të një dritareje të re ndryshimi për të varfërit, duke krijuar një mundësi për të majtën në Amerikën Latine. Ende sot, pavarësisht trashëgimisë që Çavez-i lë pas, Uashingtoni dhe pjesa tjetër e botës ka nevojë të kujtojë arsyet e tij të pagabueshme që e çuan në majë, si një dështim për ta, në rrugën e krijimit të institucioneve demokratike në Amerikën Latine për të mbyllur hendekun e pasurisë së papërmbajtur që vihej re në atë rajon. Kjo e “çarë” vazhdon edhe sot, si një arsye se pse edhe kujtimi i Çavezit është ende aty.

Xhulio Andreoti

Politikan, 94 vjeç

Xhulio Andreoti (14 janar 1919 – Roma, 6 maj 2013), ishte një prej politikanëve më jetë gjatë dhe më të njohur në Itali. Ai ka shërbyer shtatë herë si kryeministër i shtetit fqinj, në segmente të ndryshme kohore, në periudhën mes viteve 1972-1992. Andreoti ka qene disa here edhe ministër, duke drejtuar diplomacinë italiane, apo edhe mbrojtjen. Politikani veteran ishte zgjedhur edhe senator i përjetshëm në dhomën e lartë të Parlamentit italian. Xhulio Andreoti njihet edhe për rolin e tij si një prej liderëve më të përsosur të Partisë Demokristiane, forcë politike që qeverisi Italinë për shumë vite. Megjithatë, karriera e Andreotit është shoqëruar edhe me faza të errëta, siç janë dyshimet që e lidhën me mafien siciliane, “Koza Nostra”. Ndonëse nuk u provuan kurrë, për shumë kohë, në Itali pati dyshime se ai kishte lidhur një pakt me mafien dhe se ishte takuar edhe me kreun e saj, Salvatore Rinën. Emri i tij u lakua gjerësisht edhe si një prej qeveritarëve që pati gisht në vrasjen nga mafia të gjeneralit Karlo Alberto Dala Kieza në vitin 1982, si dhe në rrëmbimin e ish-kryeministrit dhe kreut të demokristianëve, Aldo Moro nga Brigadat e Kuqe. Megjithë akuzat, edhe pse u dënua me 25 vjet nga gjykata e shkallës së parë për lidhjet me mafien, ai u lirua nga gjykata e apelit.

David Frost

Gazetar, 74-vjeç

David Frost, i cili u nda nga jeta në 31 gusht në moshën 74-vjeçare, ishte më shumë se sa thjesht njeriu që intervistoi Presidentin Nikson. Ai zhvilloi një karrierë në Mbretërinë e Bashkuar duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të ofron televizioni duke drejtuar programin e tij satirik “Kjo ishte java që ishte” (That Was the Week That Was) një zhanër argëtues i shoqëruar nga intervista politike serioze. Por programi që mban ‘firmën’ e tij, seria e intervistave me ish-Presidentin në vitin 1977, e cila u shndërrua në intervistën politike më të shikuar ndonjëherë, rezultoi si një kombinim i shumë aspekteve që përbënin karrierën e tij. Ajo intervistë ishte pjesërisht, gazetari hetuese, hetim psikologjik, pjesërisht dramacitet dhe një ton i mirë teatral. Intervista shumëpërmasore u paraqit në formën e një kronike kinematografike në vitin 2008, me emrin “Frost-Nikson Movie”, i cili rezultoi si një pyetësor i gjatë mbi çështjen e ‘tradhtisë’ së Niksonit ndaj besimit publik që kishte krijuar. Frost gëzonte një reputacion prej një komunikuesi të mprehtë, por me Niksonin ai u tregua i njëtrajtshëm, i vendosur, e ndoshta i pazakontë për kontekstin e një klime të ngutshme ndërveprimi dhe të paduruar, deri edhe zhbiruese të komunikimit televiziv. Reputacioni që Frost kishte krijuar mund t’i ketë dhënë atij mundësinë e intervistës por ai e tregoi veten si një gazetar. Ndikimi i tij më i qëndrueshëm ishte me kameran e ndezur, sa ashtu i natyrshëm sa bëhej, dëshmonte për të se një terren interviste mund të ishte njëherësh një skenë televizive dhe një sallë gjyqi.

Xhejms Gandolfini

Aktor, 51-vjeç

Një ditë, në vitin 1999, Xhejms Gandolfini, teksa bënte një shëtitje me kostum banjoje në një rrugicë me pemë, u përkul të merrte një gazetë dhe që prej aty e ndryshoi përgjithnjë ekranin e televizionit. Nëse më pas dikush nga ju e ka ndjekur serialin “HBO drama”, i cili nga emri të duket sikur ke të bësh me ndonjë opera, atëherë me siguri që do të kesh kuptuar se sa talent ka humbur bota në momentin që ai u nda nga jeta, papritur dhe shumë herët, në moshën 51-vjeçare, në 19 Qershor, në Romë. Por me performancën e tij të fuqishme, karizmatike, të hollë dhe të mprehtë të një gangsteri periferie, Gandolfini e ndryshoi fytyrën e televizionit, edhe sikur të mos e kesh parë për asnjë minutë të vetme filmin e tij “The Sopranos” (Sopranot). Pa “Sopranot”, i cili u shndërrua në një fenomen të kulturës popullore, duke rrëfyer një histori tmerrësisht të sofistikuar, është e vështirë të imagjinosh sot besimin e shumëpërhapur se televizioni mund të jetë po aq i pasur, madhështor, i përshtatshëm prekës, bisedor dhe domethënës sa një film apo novelë bashkëkohore. Për t’u rikthyer tek ai, Gandolfini, ishte thjesht një djalosh që të ngjasonte me një titan nga Nju Xhërsi, kokëfortë dhe i frikshëm, për rrjedhojë edhe shumë ironik kur e shihje të strukur në ndonjë kolltuk në zyrën e një terapisti. Por nga personazhi i Tonit ai menjëherë reflektoi inteligjencën, trishtimin, frikën e tij, keqardhjen ndaj vetes. Në sytë e këtij karakteri Gandolfini mund të përqendronte të gjithë fizikalitetin e Tonit, dinakërinë e tij kriminale. Do të kishte qenë mjaft e lehtë për Gandolfinin të na bënte të kishim frikë nga Toni Soprano. Ai mund të ishte një mashtrues i zoti sallonesh mondane (aristokratike) duke na bërë ta dashuronim atë nga një moment në tjetrin. Xhejms Gandolfini, na bëri ta kuptonim Tonin bashkë me ligësinë e tij patetike dhe karizmatike. Pa dyshim që kjo mund të konsiderohet fryt i një artisti.

Peter Kaplan

Redaktor i New York Observer, 59-vjeç

Peter Kaplan dukej si një njeri i mbërthyer në kohë, por krijoi atë kulturë raportimi në ato faqet bojë rozë të publikimeve të tij të New York Observer, për të cilën ai shërbeu si redaktor për 15 vjet. Në të ai çdo javë ‘shkoi në hell’ të gjithë klasën elitare për hir të një grupi tjetër elitar. Njerëzit prisnin që ai të shfaqej çdo të enjte, për të parë se ‘kush ishte ngritur’ e ‘kush ishte rrëzuar’, duke e përjetuar këtë fundit me një ndjenjë kënaqësie dhe shije gëzimi. Por Peter, i cili ndërroi jetë në 29 Nëntor, në moshën 59-vjeçare, rikrijoi atë formë gazetarie apo publicistike të mbështetur tek raportimi real, tek një këndvështrim i fuqishëm, tek një mënyrë e zgjuar të shkruari dhe tek përpunimi i titujve të mprehtë e të mençur. Ai ngjasonte me një antropologjist të New York-ut të fundit të shek. të 20-të, me një sens maniak argëtimi dhe dëfrimi të ngjashëm me atë të vëllezërve komikë Marks (Marx Brothers). Ai besoi deri në fund se gazetaria ishte një “thirrje fisnike”, dhe një mënyrë sado e papërkryer, për të mbërritur tek e vërteta.

Nelson Mandela

Ish-President i Afrikës së Jugut, 95-vjeç

Nelson Mandela kishte gjithmonë një mungesë rehatie kur fliste për vdekjen e tij. Kjo nuk ndodhte sepse ai kishte frikë apo dyshime, por sepse Mandela, i cili ndërroi jetë në 5 dhjetor 2013, në moshën 95- vjeçare, ndjente mungesë rehatie sepse e kuptoi se njerëzit e tij prisnin që ai të mbante fjalime moralizuese për vdekjen, ndërkohë që ai të tilla nuk kishte aspak. Ai ishte një njeri krejtësisht i pandjeshëm rreth vdekjes. Nëse do ta pyesje për vdekshmërinë e tij si figurë aq e bujshme, ai do të kishte pohuar se vdekja do të ishte vetëm një ribashkim me paraardhësit e tij. Siç do të shprehej vetë Mandela: “Njerëzit vijnë dhe shkojnë, ashtu edhe unë kam ardhur dhe do të largohem kur të më vijë momenti”. Mandela mund të kishte qenë një njëri më i ndjeshëm, nëse nuk do t’ia kishin shkulur me pahir pjesën më të madhe nga zemra. Mes tyre: Lirinë e tij. Aftësinë për ta zgjedhur vetë rrugën e jetës e për të vendosur për veten. Djalin e tij më të madh. Dy stërnipërit. Asgjë në jetën e tij nuk qe e përhershme sa shtypja që ushtruan mbi të dhe popullin e tij. Aq sa çdo gjë që mund të ketë pasur, ai e sakrifikoi për lirinë e njerëzve të tij. Por as rojet e pagdhendur të burgut, as qelia e vogël dhe as liderët e bardhë e të pacipë që e kryesuan regjimin e aparteidit nuk mundën t’ia merrnin krenarinë, dinjitetin dhe ndjenjën e tij të drejtësisë. Në aq shumë mënyra, imazhi i Nelson Mandelës është kthyer në një lloj përralle sipas së cilës ai konsiderohet si fisniku i fundit, një figurë arritjesh heroike. Ashtu siç do të pranonte edhe ai vetë, Mandela nuk ishte një shenjtor. Por si revolucionar i ri, nuk ka dyshim që ishte i zjarrtë dhe i potershëm, aq sa do të pranonte se mospërdorimin e dhunës e konsideronte si një taktikë, por jo si parim. Nëse ajo do të ishte mjeti më i suksesshëm për të arritur lirinë e popullit të tij, ai do ta kishte përqafuar, nëse jo, do ta kishte braktisur me patjetër. Ashtu siç bëri.

Margaret Thetçer

Ish-kryeministre e Britanisë, 87-vjeç

Çfarëdo që mund të keni menduar për Margaret Theçer, e cila hyri në zyrën e Kryeministres nga viti 1979 e deri në vitin 90′, ish-Kryeministrja, e cila ndërroi jetë në 8 prill, pas një goditjeje në tru, në moshën 87- vjeçare, tërhoqi njëherësh mbështetjen pasionante dhe urrejtjen e thellë, aq sa ishte e pamundur të dyshoje për forcën e vullnetit të saj. Zonja e Hekurt e shfaqte gjithnjë temperamentin dhe guximin e saj, duke e shkundur Britaninë, shpeshherë brutalisht, nga një gjendje e sëmurë dhe nga ndjenja gjithëpërfshirëse e dështimit, e cila e kishte dëmtuar atë për pjesën më të madhe të viteve të pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk do të thoshte se ajo do të dilte kundër vetëm ndaj kundërshtarëve të saj politikë, por edhe ndaj zërave kritikë që ndodheshin brenda partisë së saj. Përgjatë viteve 1980-të, ajo u bë mikesha shpirtërore ideologjike e Presidentit amerikan të asaj kohe, Ronald Regan, dhe së bashku ata rifreskuan konservatorizmin politik. Si femra e parë në krye, jo vetëm të Britanisë, por në një sens tjetër, edhe të çdo demokracie industriale, Thetçer farkëtoi një imazh dhe një model, me të cilin çdo grua, kudoqoftë, të mund ‘të maste’ ambiciet e veta.

Pol Uolker

Aktor, 40-vjeç

“Kishim 48 orë të mbetura përpara se të fillonim xhirimet për Fast and Furious, dhe një buxhet prej 3 milion dollarësh. Pol u shfaq në sheshxhirim në ditën e parë, dhe ne u futëm në rimorkion time derisa e dërgova atje për të realizuar skenën me ndjekje. Ai buzëqeshi dhe tha: “E mahnitshme”, dhe më pas u larguam. Përgjatë turit mediatik të promovimit të Fast and Furious, ndodheshim në bar në Moskë, ku bënte një dimër të frikshëm. Pol dhe unë vendosëm të hidheshim e përdridheshim, në mënyrë që të stimulonim pak nxehtësi. Ja çfarë të ndodh kur ke Pol-in me vete, ai nuk të lë të bësh asnjë lëvizje qesharake dhe budallaqe i vetëm. Ishte gjithnjë aty, pavarësisht çdo gjëje. Nuk do të zgjaste shumë, kur të gjithë ata që ishin brenda në pijetore, do të bashkoheshin me ne, duke bërë të njëjtat lëvizje idiote në mes të borës. Ne u kthyem nga Mbretëria e Bashkuar e mbytur në shi, aq sa na u duk që edhe këtë të fundit e morëm me vete. “Luftuam” me motin për tre ditë me radhë, për ta mbyllur turin sa më mirë të ishte e mundur. Me 20 minuta në dispozicion për të xhiruar paksa, kishim për të filmuar një skenë të rëndësishme barbekuje. E dija që ajo do të ishte skena e fundit e xhiruar për ‘Fast ekskluzive’, dhe doja që të ishte e veçantë. Në momentin që na u fikën dritat në fundin e xhirimit, i hodha kufjet i xhindosur dhe me nervozizëm, dhe u largova për të mbledhur veten. Isha më shumë se ‘i fikur’. E vetmja gjë tjetër që di, është se ndjeva dy krahë që më përqafonin. Ishte Paul-i. Ai më thotë “Faleminderit”, dhe u largua ashtu pa zhurmë. Ky ishte momenti i fundit që ndava me Pol-in në sheshxhirim, dhe të them të drejtën mendoj se Pol ishte gjithçka që kalova me të deri tek ai përqafim. (Nga Justin Lin)(index,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 24, 2013 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: