RSS

Dietë? Më mirë kërcimi

10 Jan

kercimiJeta sedentare me aktivitet të pakët fizik rrit mundësitë për shtimin e kilogramëve të tepërt dhe shumë detyrohen t’u nënshtrohen dietave nga më ekstremet për t’u rikthyer në peshën ideale.

Por edhe kjo mënyrë në shumë raste dështon. Të shumtë janë ata që s’mund t’i rezistojnë tundimit të ushqimit duke mos llogaritur sasinë e kalorive të konsumuara. Por përse të mbash dietë kur ka alternativa më efikase dhe më argëtuese?

Një grup studiuesish italianë thonë se kërcimi, në pamundësi për të dalë rregullisht për vrap, është mënyra më e mirë dhe argëtuese gjithashtu për t’u dobësuar. Ata madje këshilluan edhe llojet e muzikës dhe kaloritë mesatare që digjen nëse kërcehet nën ritmin e tyre.

Sipas tyre, praktikimi i rrymave moderne muzikore, si elektrodance, dance hip-hop, breakdance, apo jazz modern mund të djegësh plot 1 mijë kilokalori në një orë kërcimi, ndërsa me muzikën orientale 900 dhe me Rock n’Roll deri në 700 kilokalori.

Kështu, për të djegur 400 kilokalori mjafton 45 minuta kërcim nën ritmet Rock n’Roll, ose 30 minuta nën ritmet e muzikës dance. Sigurisht vendi më i mirë si për të humbur kaloritë ashtu edhe për t’u argëtuar janë diskotekat, por në pamundësi për t’i frekuentuar vazhdimisht ato, studiuesit këshillojnë shtëpinë. Mjafton një magnetofon stereo, apo një kompjuter tek i cili mund të instalosh videlojëra edukuese për kërcimin dhe ‘një rrugë e dy punë’, argëtim dhe mbani trupin në formë. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on January 10, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: