RSS

Familja nga Texasi lufton që vajza t’u vdes

10 Jan

E9CF12F1-2653-4B73-8E98-9DF292B66E0E_w308_r1Një familje nga shteti Teksas po lufton për të drejtat e një gruaje shtatëzane për vdekje, pasi mjekët deklaruan se truri i saj ka vdekur, por nuk po e largojnë nga aparaturat.

Mirëpo, autoritetet mjekësore nga Teksasi insistojnë që 33 vjeçja Marlise Munoz duhet të mbahet në jetë, pasi ligjet e këtij shteti ndalojnë ndërprerjen e aparaturave mbështetëse për jetë tek të shtatëzanat.

“Ne nuk po luftojmë kundër familjes Munoz”, ka thënë në zëdhënës i spitalit.

“Ne vetëm po veprojmë sipas ligjeve tona”, ka shtuar ai.

Munoz ka kolabuar në muajin nëntor në kuzhinën e saj, nga embolizmi në mushkëri, siç raportojnë mediet e huaja.

Ajo ishte në muajin e katërt të shtatëzanisë kur u shtri në gjendje të rëndë në spital.

Mjekët e spitalit Peter Smith në Fort Worth, e shpallën të vdekur trurin e saj, andaj familja kërkoi që ajo të hiqet nga aparaturat dhe ta lënë të vdes, pasi kjo siç thuhet ishte dëshirë e saj, meqë ajo e dinte se sëmundja e saj do ta shkatërronte.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 10, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: