RSS

Kafja forcon kujtesën

14 Jan

kafeja-filxhanPas një filxhani kafeje apo çaji, shumë njerëz ndjehen të rigjallëruar, gati për t’u përballur me ngarkesën e ditës.

Por, një studim arrin në përfundimin se efektet janë shumë të mira edhe në kujtesë. Për të zbuluar nëse ka ndonjë ndikim, profesori i neurobiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Irvajn, Mike Yassa dhe kolegët e tij u kërkuan një grupi njerëzish të mësonin dicka të re dhe pastaj u jepnin një sasi kafeine.

“Pasi mëson dicka të re, duhet kohë që kujtesa të aktivizohet dhe ajo që u mësua të mos harrohet. Gjatë 24 orëve të para ndodh pjesa më e madhe e harresës. Duke ndërhyrë me kafeinë, kërkuam të shihnim nëse mund të ulej ritmi i harresës gjatë kësaj periudhe”.

Jasa dhe koleget e tij mblodhen një grup prej 160 vetesh qe nuk pinin pije me kafeine si pjesë të studimit të tyre. Ditën e parë, ata u treguan pjesëmarrësve fotografi të objekteve të përditshme dhe i pyetën nëse ndodheshin në shtëpi apo në mjedise të hapura. Me pas, pjesëmarresit morën një tablet me kafeinë, të tjerët një tablet pa kafeinë.

Të nesërmen, studiuesit u treguan pjesëmarrësve fotografi të tjera. “Kur u duhej të përdornin kujtesës për tu përgjigjur, zbuluam se pjesëmarrësit që kishin marrë kafeinë, ata pergjigjeshin saktë në një perqindje shumë më të lartë”. Studiuesi Jasa thote se ata kishin marre kafeine, kishin nje rritje me 10-12% ne aftesine per te kujtuar objektet. Sasia e kafeinës që u përdor në studim është e barazvlefshme me një filxhan kafeje te forte ose me dy ekspresë. Ai thote se konsumi i një sasie pak më të madhe kafeine sillte rritje te metejshme te kujteses, por edhe krijonte nervozizëm tek pjesëmarrësit./ Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on January 14, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: