RSS

Tarantino me film të ri

14 Jan

tarantinoRegjisori Quentin Tarantino ka vendosur që filmi i tij i ri vestern të titullohet “The Hateful Eight”, raportojnë mediet amerikane.

Tabloidi Deadline.com sot njofton se regjisori i filmit “Pulp Fiction” ka përfunduar një draft të filmit dhe së fundmi është duke ua treguar disa aktorëve. Mësohet se Tarantino është duke tentuar ta ketë në ekipin e tij aktorin Bruce Dern, i cili u shfaq në filmin “Django Unchained”.

Dern është duke përjetuar një rilindje të karrierës së tij filmike, pasi është nominuar për disa çmime për rolin e tij në filmin e Tarantinos dhe për filmin e vitit të kaluar, “Nebraska”.

Deadline raporton se është normale për Tarantinon që të t`ua tregojë skenarin aktorëve para se të rikthehet në punë për realizimin e filmit ndërsa aktori tjetër që spekulohet se do të jenë në ekip është edhe Christoph Waltz, një tjetër yll që më parë ka punuar me regjisorin e famshëm.(Koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 14, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: