RSS

Gjermani, shkolla me emrin e shqiptarit

24 Jan

shkolla_701762015Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila qysh në këtë vit shkollor, në gjysmëvjetorin e dytë do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet e shkollës kishin marrë që më herët vendimin për emrin shqiptar të shkollës së tyre, por procedurat burokratike e kishin shtyrë këtë për një kohë. Së fundi, edhe enti për arsim i qarkut Friedrichshain-Kreuzberg e ka bërë të ditur vendimin.

Refik Veseli, në kohën Luftës së Dytë Botërore, kur ishte 17 vjeç, kishte fshehur dhe mbrojtur një familje hebreje që në Shqipëri kishte ardhur nga Jugosllavia, shkruan morgenpost.de.

Veseli kishte mbajtur edhe pas luftës kontakte me familjen e shpëtuar. Sot ai dhe një numër shqiptarësh janë nderuar me titullin e “Njerëzve të drejtë” nga organizatat hebrenje që kultivojnë kujtimin për holokaustin. /AlbInfo/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: