RSS

Kosovari Hyn Në Libër Të Ginisit

24 Jan

libri ginisAutoritetet e Librit të Ginisit kanë certifikuar veprën gjigante “Mozaiku i Vlerave” të realizuar nga Don Dominik Qerimi. Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus, autori i kësaj vepre i cili është prift katolik dhe drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan. “Mozaiku i vlerave”, përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave. Kjo vepër është e gjerë 15 metra dhe e gjatë 7 metra ndërsa në të janë portretizuar figura e humanistes Nëna Terezë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Don Bosko.

Autori i veprës madhështore “Mozaiku i Vlerave“ Dom Dominik Qerimi është njoftuar sot, se më 06 janar 2014 zyra përkatëse e Guinness World Records në Londër e ka shpallur si rekord të ri botëror veprën e tij madhështore të realizuar nga boçat e pishave.

Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus, vetë autori i cili ka deklaruar se ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit nga ana e autoriteteve të Guiunness World Records do të mbahet më 8 shkurt në Qendrën “Don Bosko” në Gjilan. “Unë nuk jam artist! Unë jam thjeshtë: I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka që JAM dhe BËJ, është thjeshtë fryt i kësaj DASHURIE!” ka thënë përmes facebook-ut autori Dom Dominik Qerimi.

Qerimi është prift katolik i lindur më 1971 në fshatin Janosh të Gjakovës dhe aktualisht është drejtor i Qendrës “Don Bosko” në Gjilan.20140123224753903

Çertifikimi i “Mozaiku i Vlerave” ka kaluar një proces të verifikimit prej datës 26 dhjetor 2013 kur janë dërguar të githa dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë zyrës Rekordit Botëror të Ginisit.Vepra ka hyrë në kategorinë e re të krijuar enkas për këtë mozaik me titull ’Largest pine cone mosaic’ (Mozaiku më i madh në botë me boça pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233.

“Mozaiku i vlerave”, përbëhet nga 51 mijë e 865 boça të pishave të cilat janë mbledhur në një periudhë prej katër vitesh.Kjo vepër është e gjerë 15 metra dhe e gjatë 7 metra ndërsa në të janë portretizuar tri figurat e njohura historike, humanistja Nëna Terezë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Don Bosko.“Mozaiku I vlerave” është realizuar për 53 ditë pune ndërsa për mbledhjen, seleksionimin dhe pastrimin e boçave i kanë ndihmuar të rinjtë vullnetarë të Qëndrës “Don Bosko” në Gjilan.

 

Vepra është përuruar më 21 dhjetor të vitit që lëmë pas në mjediset e Teatrit të Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan.

Me rastin e përurimit autori kishte deklaruar se madhështia e këtij mozaiku le të jetë nxitje që shikimet e njerëzve të drejtohen për t’u definuar me cilindo term njerëzor, e siç është shprehur ai, kjo është dashuria ndaj Zotit. “Një ndër karakteristikat që njeriu veçohet nga krijesat e tjera, është edhe fakti se njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë nevojat dhe prirjet e tija fizike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe virtytet. Andaj ky mozaik quhet “Mozaik i vlerave”, sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi dhe të na edukojë shpirtin në ato vlera, universale, kombëtare dhe lokale”, ka thënë Don Qerimi.20140123224941290

KultPlus ka raportuar më herët për realizimin e kësaj vepër madhështore. Në linqet e mëposhtme mund të njiheni më shumë lidhur me shkrimin e realizuar me rastin e përurimit si dhe albumin e fotografive të kësaj vepre madhështore./KultPlus.com

 
Leave a comment

Posted by on January 24, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: