RSS

Florenti fiton “The Voice of Albania 3”

25 Jan

Florenti-VoiceKa përfunduar me triumfin e Florentit edhe ky edicion i tretë i “The Voice of Albania”, pas një nate finale të magjishme dhe me performanca të shkëlqyera nga 4 konkurrentët finalistë. Triumfi i dytë ky për Sidrit Bejlerin, si trajneri i tij. 

Sa i përket garës finale, gjithçka nisi me performancat e para të secilit prej finalistëve: respektivisht Krenari me “Calling You” nga Jeff Buckley; Bora me “I love Rock ‘N’ Roll” nga Arrows – këngë që u bë e famshme më pas nga Joan Jett & The Blackhearts, por edhe Britney Spears -; Sigi me “Listen” nga Beyonce dhe Florenti me “In these Arms” nga Bon Jovi.

Sfida mes 4 talentëve të “The Voice” për çmimin e madh të edicionit të tretë vijoi edhe me perfomancat e dyta të secilit prej tyre, ku Sigi nga skuadra e Eltonit doli sërish para publikut të zjarrtë me “Think”, nga Aretha Franklin; Bora nga skuadra e Almës me “Ready for Love”, nga India Aire; Florenti nga skuadra e Sidritit me “Show must go on”, nga Queen; dhe Krenari nga skuadra e Aurelës me “Addicted to love”, nga Robert Palmer.

Por, natës finale të këtij spektakli nuk i munguan as performancat e secilit prej konkurrentëve së bashku me trajnerët respektivë të tyre, ku të gjithë spektatorët e telespektatorët shijuan duetet e Almës e Borës, me “I’ve seen that face before” të Grace Jones, Aurelës e Krenarit, me “Feel the passion dhe Jetoj” nga vet Aurela Gaçe, Eltonit e Sigit me “Steamy Windows” nga Tina Turner, dhe Sidritit e Florentit me “El tango del Roxane” të The Police, kolonë zanore e “Moulin Rouge”.

Pas rreth 1000 aplikuesve për të marrë pjesë në “The Voice of Albania 3”, ishin 80 konkurrentët që u ngjitën në skenë, në fazën e audicioneve të fshehura. Secili prej trajnerëve, duke dëgjuar vetëm zërin e këngëtarëve, shtypën butonat për t’i bërë pjesë të skuadrave të tyre.

48 konkurrentë në total, nga 12 për çdo trajner, nisën garën për zërin më të mirë të Shqipërisë. Faza e betejave, ku konkurrentët u përballën me njëri-tjetrin, dy e nga dy, duke interpretuar të njëjtën këngë. Në çdo duet, u zgjodh më i miri. Faza e “knock out”-it, përballje mes dy konkurrentëve, por me këngë të ndryshme. Për të mbërritur te netët e “Live”-t, nga pesë konkurrentë për çdo skuadër.

Ndërsa këtë të premte, pas një rrugëtimi prej 17 javësh, përfundoi edhe edicioni i tretë i “The Voice of Albania”, ndërkohë që, ashtu siç është njoftuar prej pak javësh, kanë nisur edhe audicionet për edicionin e katërt të këtij spektakli, për të cilin mund të aplikoni nëwww.top-channel.tv/thevoice. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on January 25, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: