RSS

4 Shkurt, dita botërore kundër kancerit

04 Feb

WorldCancerDayLogoAgjencia Ndërkombëtare për Kërkime ndaj Kancerit, agjenci e specializuar e Organizatës Botërore për Shëndetësinë për sëmundjet kanceroze, ka publikuar raportin e kancerit nëpër botë për vitin 2014, një ditë para 4 Shkurtit, të njohur si Dita Botërore Kundër Kancerit. 

Raporti zbulon se si barra e kancerit është duke u rritur me një shpejtësi alarmuese dhe thekson nevojën për implementimin urgjent të strategjive parandaluese për të frenuar sëmundjen.

Në vitin 2012, barra globale e kancerit u rrit në përafërsisht 14 milionë raste të reja në vit, një shifër që pritet të rritet në 22 milionë çdo vit brenda 2 dekadave të ardhshme.

Kanceri, diagnoza e hershme dhe trajtimi shpëtojnë jetë

Në përballjen me kancerin, nisja e trajtimit të duhur sa më shpejt të jetë e mundur është çelësi i suksesit. Një kërkesë e rëndësishme për këtë është diagnostikimi në fazat e hershme të tij.

8,2 milionë njerëz vdesin nga kanceri çdo vit kudo në botë dhe 1,2 milionë prej këtyre janë në Azinë Jug-lindore, ku të paktën 1,7 milionë raste të reja me kancer janë diagnostikuar vit pas viti.

Për gratë, në këtë rajon, kanceri i gjirit dhe i mitrës janë rastet më të zakonshme, ndërkohë që për burrat shquhen ato të mushkërive dhe zgavrës së gojës.

Rreth Programit për Kontrollin e Kancerit

Misioni kryesor i Programit të Kontrollit të Kancerit, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është të promovojë planet dhe programet e politikave për kontrollin kombëtar të kancerit, të integruara me sëmundjet jo ngjitëse dhe probleme të tjera të ngjashme.

Funksionet kryesore të këtij programi të OBSH janë përcaktimi i normave dhe standardeve, promovimi i survejimit, inkurajimi për parandalim bazuar mbi evidenca, kapja e hershme e tyre, trajtimi dhe lehtësirat në përshtatje me mjediset e ndryshme socio-ekonomike.

Por, çfarë është kanceri?

Kanceri është një term i përgjithshëm për një grup të madh sëmundjesh, të cilat mund të prekin çdo pjesë të trupit të njeriut. Terma të tjerë të përdorshëm janë tumore malinje dhe neoplazmë (ënjtje).

Një tipar përcaktues i kancerit është krijimi i shpejtë i qelizave jonormale, të cilat rriten përtej kufijve të zakonshëm të tyre, e që mund të pushtojnë pjesët fqinje të trupit, duke u përhapur nëpër organet e tjera.

Këtij procesi i referohemi si metastazë. Metastazat janë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on February 4, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: