RSS

Gjumi, përcaktues për jetëgjatësinë e meshkujve

04 Feb

jetegjatesia-0302Gjumi është përcaktues për jetëgjatësinë e meshkujve dhe vitaminat e zarzavatet për atë të femrave, tregoi një studim i realizuar nga Universiteti Monash, në Australi. 

Në realizimin e studimit u përdorën të dhënat e grumbulluara nga mbikqyrja e imtësishme e 1 865 meshkujve dhe femrave, nga Instituti Ushqimor Studimor i Tajvanit, në vitet 1999-2000.

Pas punës voluminoze të kryer, profesori Mark Wahlqvist arriti në përfundimin se gjumi luan një rol më përcaktues në shëndetin e gjinisë mashkullore.

“Orare të kufizuara apo të papërshtatshme gjumi, si dhe pagjumësia lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek obeziteti, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe lodhjen, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek jetëgjatësia”, deklaroi Wahlqvist.

Nga ana tjetër, gratë janë më të imunizuara ndaj gjumit të pamjaftueshëm, por më të ndjeshme nga dieta ushqimore.

Përsa kohë midis ushqimeve të konsumuara ndodhen me shumicë vitamina B6 apo zarzavate, gratë kanë një probabilitet shumë më të madh për të jetuar gjatë. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on February 4, 2014 in News

 

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: