RSS

Ndryshimi rrënjësor i Miley Cyrus

04 Feb

cyrus-WE ka lënë pas krahëve imazhin e vajzës së mirë shumë kohë më parë dhe Miley Cyrus ndihet shumë rehat me gjithçka që bën edhe pse kritikat për të nuk kanë fund. 

Në kopertinën e revistës ‘W’, këngëtarja 21-vjeçare mezi njihet me flokë të gjata bjonde dhe me vetulla të lyera në të verdhë. Ajo ka pozuar nudo, vetëm me një jastëk që i mbulon pjesët intime.

Miley Cyrus foli hapur për marrëdhënien mes mashkullit dhe femrës.
“Mendoj se meshkujt shikojnë porno më shumë seç duhet. Ato vajza nuk ekzistojnë, nuk janë të vërteta. Ndërsa, ne femrat shikojmë shumë filma romantikë. Edhe në këtë rast, djem të tillë nuk ekzistojnë. Filmat romantikë janë “pornografia” e vajzave”, tha këngëtarja e re.

Cyrus shtoi se për momentin nuk mendon për një lidhje pasi është e përqendruar vetëm tek muzika: “Gjysma ime tjetër është karriera dhe jo një person.”
Ajo përsëriti edhe një herë dashurinë e saj për marijuanën: “Më pëlqen shumë bari. Dua të bëhem dru gjatë gjithë kohës.”/ Top Channel

Cyrus-W1

 
Leave a comment

Posted by on February 4, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: