RSS

Fobitë, frikërat që na vështirësojnë jetën

07 Feb

phobias440Janë frikëra të paarsyetuara, të tepruara dhe shpeshherë të çmendura. Të bëjnë të humbasësh ndjenjat, vetëkontrollin, arsyen dhe nuk i komandon thuajse kurrë. 

Fobitë janë ato çka me plot gojën mund t’i quash frikëra që të dëmtojnë përditshmërinë dhe ta bëjnë jetën më të komplikuar. Prej tyre nuk shpëton thuajse askush. I ri apo i moshuar, femër apo mashkull, i pasur apo i varfër, person i panjohur apo njerëz të njohur.

Por cilat janë fobitë e disa prej njerëzve më të famshëm të televizionit? Prezantuesja legjendare Oprah Winfrey ka fobi nga çamçakëzi, fobi e krijuar që në fëmijëri, kur gjyshja e saj i ngjiste ato nëpër tavolina.

Aktorja e njohur e Hollivudit Nicole Kidman ka fobi fluturat, këngëtarja e famshme Rihanna peshqit, Orlando Bloom derrat dhe Robert de Niro nga dentistët.

Madje, as udhëheqës shtetesh dhe njerëz që kanë drejtuar luftëra nuk i kanë mposhtur fobitë nga të cilat kanë vuajtur gjatë gjithë jetës së tyre. Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, kishte fobi nga vdekja e parakohshme,Richard Nixon frikësohej për vdekje nga spitalet, ndërsa për Napoleon Bonapartinthuhet se macet i shkaktonin fobi të llahtarshme.

Fobikë nga macet kanë qenë gjithashtu edhe Hitleri, Musolini dhe Jul Çezari. Të mëdhenjtë e kinematografisë botërore si Woody Allen apo Alfred Hitchcock janë gjithashtu fobikë. Allen është multifobik duke nisur nga lartësitë, hapësirat e mbyllura dhe insektet e duke vijuar me fobitë nga ngjyrat e shndritshme, kafshët, ashensorët dhe kikirikët me gjalpë.

Ndërsa Hitchcock kishte fobi nga vezët pasi e konsideronte të tmerrshme strukturën e tyre. /tch,tupani

 
Leave a comment

Posted by on February 7, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: