RSS

Twitter, 645 milionë $ humbje

07 Feb

twitter-bilanciRrjeti social Twitter ka raportuar një humbje neto prej 645 milionë dollarësh për vitin 2013, vetëm tre muaj pas hyrjes në bursën e Nju Jorkut. 

Humbja ishte e pritshme për analistët, të cilët i vlerësuan të ardhurat e Twitter, që vitin e kaluar u rritën me 110 për qind duke arritur në 665 milionë dollarë.

Por rritja e ulët e numrit të përdoruesve ishte një shqetësim i madh për investitorët. Rrjeti regjistroi një mesatare prej 241 milionë përdorues në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, vetëm 3.8 për qind më shumë se tremujori i mëparshëm.

Kjo përbën një rënie krahasuar me rritjen prej 10 për qind të regjistruar në fillim të vitit 2013. Edhe përdorimi i Timeline ra me pothuajse 7 për qind, që tregon se përdoruesit i rifreskojnë profilet e tyre më rrallë.

Aksionet e rrjetit social ranë me 12 për qind ditën e mërkurë, një situatë kjo fare ndryshe me atë të nëntorit, kur menjëherë pas hyrjes në bursë vlera e aksioneve u dyfishua duke bërë që vlera e Twitter të arrinte në 18 miliardë dollarë.

Por opinioni është i ndarë mbi mundësinë që kompania të dëmshpërblejë investitorët. Për tre muajt e fundit të 2013-s, Twitter deklaroi se kishte një humbje prej 511 milionë dollarë ndërsa fitimet kishin arritur në 243 milionë.

Kompania tha se po përmirëson “eksperiencën tërësore të përdoruesit” duke lançuar opsione të tjera si Timeline apo duke ofruar mundësinë e shkëmbimit të fotove me mesazhe direkte.
/ Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on February 7, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: