RSS

Dhuratat për Shën Valentinin

12 Feb

OLYMPUS DIGITAL CAMERAËshtë dita e vitit që u dedikohet krejtësisht atyre, personave që marrin dhe japin dashuri, por që mbi të gjitha shkëmbejnë dhurata. Rituali i blerjes, duke nisur që nga marrja e një vendimi për t’i dhuruar diçka personit më të dashur, shpeshherë nuk është i lehtë. 

Por, kompania “By Best” dhe tre markat e famshme botërore të saj si Swarovski, Swatch dhe Villeroy&Boch kanë si gjithmonë idetë dhe sugjerimet e tyre të vyera për t’u ofruar klientëve gjatë blerjes së dhuratave.

Firma prestigjioze e bizhuve Swarovski, aq e famshme për prerjen e kristalit të pastër të produkteve të saj, ofron në dyqanin e qendrës “Metropol” në rrugën “Sami Frashëri” një sërë zgjedhjesh. Për Shën Valentinin e këtij viti, Swarovski sjell bizhutë, orat, figurinat dhe aksesorët e mrekullueshëm të tij, të cilat vijnë përmes kombinimit të ngjyrës së kuqe dhe asaj të bardhë. Për 14 shkurt mund të përzgjidhni mes një sërë mundësish që ofron Swarovski. Zemrat, simboli ikonë i dashurisë dhe arushët e kristaltë janë të krijuar posaçërisht për të sjellë aromë dhe efekt tepër femëror.
Swarovski ka menduar edhe për dhuratat që do të marrin meshkujt gjatë asaj dite. Bizhutë mashkullore variojnë mes përditshmërisë dhe klasikes, ku finesa nuk mungon kurrë, e ndërthurur me materiale më rezistente sesa brishtësia e dhuratave femërore.

Si gjithmonë, Swarovski nuk zhgënjen kurrë. Marka me famë botërore e krijuar nga Daniel Swarovski dhe që gjendet në 170 shtete, së fundmi ka si imazh të saj Miranda Kerrin, modelen e mirënjohur australiane, tiparet mahnitëse të së cilës përshtaten më së miri me sharmin, joshjen dhe vlerën e produkteve Swarovski. Opsionet e dhuratave që i gjeni në dyqanin Swarovski të qendrës “Metropol”, mund t’i gjeni edhe në dyqanin tjetër të Swarovskit, në qendrën tregtare TEG.

Dyqani i orave zvicerane Swatch ka menduar më së miri për dhuratat tuaja në ditën e Shën Valentinit. Ora Sweet Valentine është një ndër zgjedhjet e duhura që mund të bëni. Ngjyra e kuqe mbetet mbizotëruesja e kësaj dite.

Sweet Valentine është vetëm një ndër mundësitë që ofron Swatch. Tashmë në të mund të gjeni koleksionin e ri pranverë-verë 2014, ku ngjyrat dhe dizenjot kalojnë çdo fantazi tuajën. Për të gjithë ata që sipas horoskopit kinez i përkasin shenjës së kalit, Swatch, në bashkëpunim me artistë kinezë, ka mundur që për këtë vit t’ju sjellë variantin e orës plastike me dizenjo kali, pasi ky është viti i kësaj shenje. Në këtë model ndërthuret mjaft bukur e bardha me të zezën.

Në koleksionin “Glamorous Love” të sezonit pranverë-verë 2014 spikasin ngjyrat Candy dhe modelet e orave mjaft të përshtatshme për jetën e përditshme. Bashkëpunimi i Swatch me artistët dhe dizenjuesit më të famshëm ka qenë një ndër pikat më të forta, që nga krijimi i saj më 1983 e deri më sot.

31 vite më parë, shfaqja e papritur e një ore plastike të prodhuar në Zvicër solli një tjetër koncept për matjen e kohës. Marka Swatch u lidh menjëherë me artin dhe u frymëzua nga kultura popullore. Artisti i parë që bashkëpunoi me këtë firmë ishte Kiki Picasso në vitin 1984 e më pas piktori amerikan Keith Haring krijoi një numër prototipesh në mes të viteve 1980 si dhe 4 ora Swatch me dizenjon “Harings” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cdo produkt të Swatch për festën e 14 Shkurtit dhe në ditë të zakonshme të vitit, mund ta gjeni edhe pranë Swatch në qendrën tregtare “Univers”.

Dhe për këdo që ka vendosur që darkën e 14 Shkurtit ta festojë në shtëpi, kompania e porcelanit Villeroy & Boch ju vjen në ndihmë me shtrimin e një tryeze fantastike dhe të denjë për atë natë. Kombinimi i të kuqes me të bardhën në pjatat prej porcelani dhe gotat e kristalit rekomandohen nga Villeroy & Boch për darkën e Shën Valentinit.

Por tryeza e festës është vetëm një prej opsioneve që sjell marka e njohur Villeroy & Boch, e cila është në tregun botëror që nga viti 1748. Në dyqanin e kësaj firme mund të gjeni gjithashtu koleksionin e ri të filxhaneve New Wave, ku në secilën prej tyre janë të stampuara qytetet më të famshme të Botës. Dizenjo e veçantë dhe materiali i bën ato të thjeshta dhe praktike për përditshmërinë.

Por pse janë kaq të dëshiruara produktet e Villeroy & Boch? Porcelani është i cilësisë më të mirë. Në sajë të përbërësve të tij përfitohen produkte me sipërfaqe të lëmuar, shkëlqim të cilin e ruajnë përjetësisht si dhe dizajn unik. Tek Villeroy & Boch mund të gjesh gjithçka, produkte për të përditshmen, ato klasike të denja për festa, moderne dhe metropolitane.

Swarovski, Swatch dhe Villeroy & Boch ua dhanë këshillat e tyre. Tashmë, është koha juaj për të vendosur se çfarë të blini në ditën e të dashuruarve./ Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on February 12, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: