RSS

1/3 e grave europiane dhunohen

06 Mar

dhuna-0503Një e treta e grave të vendeve të Bashkimit Europian kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, disa që në vitet e para të adoleshencës, tregoi një studim i publikuar nga Agjensia Europiane e të Drejtave Themelore. 

Studimi është i vërtetë për një total prej 62 milionë grash.

Ai mbetet më kuptimploti i zhvilluar ndonjëherë, me mbi 42 mijë gra që pranuan të intervistoheshin, duke ndihmuar në arritjen e përfundimeve sa më të besueshme.

Raporti i rekomandoi vendeve të Bashkimit Europian që ta trajtojnë dhunën shtëpiake si një problem publik dhe jo privat.

Gjithashtu, rekomandohej që ligjet që rregullojnë hetimin dhe ndëshkimin e krimeve seksuale duhet të rishikohen, për t’i dhënë më shumë të drejta e mbrojtje viktimave.

Studimi tronditës arriti në përfundimin se një në dhjetë gra kishte përjetuar një formë të abuzimit seksual që prej moshës 15-vjeçare, ndërsa 1 në 20 gra është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on March 6, 2014 in News

 

Tags: , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: