RSS

Ndikimet pozitive të muzikës në jetën e përditshme

13 Mar

Close-up of a young woman listening to music with her eyes closedStudimet kanë zbuluar se shijet tuaja muzikore tregojnë shumë rreth jush, përfshirë këtu edhe bindjet politike. Gjithashtu shija muzikore, të paktën në fillim të jetës, është e ndikuar nga prindërit tuaj. 

Ju keni një këngë të preferuar, sepse kjo lidhet me një eksperiencë emocionale tepër të madhe në jetën tuaj. Sipas studimeve, muzika që dëgjoni dhe pëlqeni gjatë moshës 20 vjeç do të jetë me shumë gjasa muzika që do të doni për të gjithë jetën.

Muzika ndikon shumë në sjelljet e njeriut, pasi në varësi të llojit të saj mund të çojë drejt konsumit më të madh të alkoolit, shpenzimeve të tepërta apo sjelljes pa etikë.

Sipas studimeve, fansat e muzikës rok dhe heavy metal nuk janë të prirur drejt vetëvrasjes; kjo ka më shumë gjasa t’u ndodhë atyre që dëgjojnë muzikë kantri. Muzika është aq e fuqishme saqë është e mundur që disa njerëz të krijojnë varësi ndaj saj.

Mënyrat sesi muzika përmirëson jetën

1. Muzika si qetësim

Kërkimet shkencore tregojnë se muzika është qetësuese. Nëse po kërkoni pak prehje, largohuni nga muzika bashkëkohore, ajo xhaz apo pop, shkoni drejt klasikes. Kjo, për shkak se muzika klasike e ul presionin e gjakut më shumë se llojet e tjera.

2. Muzika e egër përmirëson performancën

Zemërimi perceptohet zakonisht si diçka e keqe. Por emocioni i zemërimit mund të përdoret edhe për mirë, si për shembull për të kryer një punë në mënyrë të përkryer. Zemërimi na bën ta përqendrojmë vëmendjen në një vend, duke na bërë të ndihemi më optimistë dhe më në kontroll të situatave.

3. Muzika pakëson dhembjen

Sipas studimeve, muzika jonë e preferuar na bën ta kalojmë më mirë një dhembje. Kjo ndodh për shkak se muzika rrit tolerancën dhe na stimulon të ndihemi më të kontrolluar emocionalisht karshi dhembjes. Gjithashtu ul ankthin.

4. Muzika ndihmon në stërvitje

Nëse jeni nisur për në palestër, mos harroni të merrni me vete muzikën e preferuar. Këngët tuaja të parapëlqyera ju ndihmojnë të arrini rezultate më të mira gjatë stërvitjes dhe ju bëjnë të vazhdoni më gjatë ushtrimet trupore.

5. Muzika mund t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë

Kërkoni të tërhiqni vëmendjen e dikujt? Muzika romantike do të bëjë efektin e saj. Hulumtimet tregojnë se femrat kishin më shumë gjasa t’u jepnin numrin e celularit meshkujve, pasi kishin dëgjuar këngë dashurie.

6. Muzika mund përmirësojë kujtesën

Nëse po kërkoni të keni një kujtesë më të mirë, muzika është “ilaçi” i duhur. Studentët që mësojnë nën tingujt e muzikës mbajnë mend më shumë sesa ata që mësojnë në qetësi.

7. Muzika ndihmon në punë

Është një çështje shumë e debatuar nëse muzika të ndihmon gjatë punës apo ka efekt shpërqendrues. Për shumicën e njerëzve, muzika është tepër e dobishme gjatë punës, madje rrit performancën. Kjo, sepse rregullon gjendjen shpirtërore duke e bërë një njeri të lumtur. Zhurma i ndihmon disa njerëz të përqendrohen. Gjithashtu muzika, teksti dhe zëri na bëjnë më bashkëpunues.

8. Muzika dhe zgjuarsia

Ekzistojnë shumë prova se mësimet muzikore përmirësojnë nivelin e inteligjencës. Një studim ka dalë në përfundimin se dëgjimi i muzikës klasike fuqizon trurin. Mjaftojnë 15 minuta muzikë klasike që përgjigjet e dikujt të përmirësohen ndjeshëm për nga aspekti i zgjuarsisë.

9. Muzika na bën të ndjeshëm

Si mund të zbutet zemra e dikujt veçse me muzikë? Dëgjimi dhe luajtja e muzikës i bën njerëzit më të ndjeshëm. Në një program afatgjatë muzikorë, fëmijë nga 8-11 vjeç ishin më të sjellshëm dhe më të lidhur me njëri-tjetrin, për shkak se ata kishin zhvilluar më shumë inteligjencë emocionale.
/ Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on March 13, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: