RSS

Tri shqiptare kandidate për Mis Zvicra 2014

18 Mar

Tri shqiptare kandidate për Mis Zvicra 2014Në finalen “Miss Schweiz 2013” merrnin pjesë tri bukuroshe shqiptare. Ato vërtet nuk hynë në mesin e tri më të bukurave por sidoqoftë, si sukses mund të konsiderohej edhe arritja e tyre në finale.

Edhe këtë vit kemi një përfaqësim të njëjtë në spektaklin e bukurisë zvicerane. Sërish në mesin e 18 finalisteve janë tri vajza shqiptare.
Siç i ka prezantuar revista “Schweizer Illustrierte” në numrin që ka dalë të hënën, më 17 mars, tri finalistet shqiptare janë: Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala, transmeton albinfo.

Informacionet për vajzat shqiptare ashtu si dhe për të gjitha kandidatet, jepen ende mjaft të kursyera.
Donika Krasniqi është 19 vjeçe. Ajo studion artin dhe vjen nga lokaliteti Thelle-Wavre në kantonin frankofon Neuchatel (Neuenburg).

Anita Shala ka 20 vjet dhe jeton në Emmenbrücke të Lucernit, ku punon si asistente e dentistit. Ndërsa Saranda Maliqi është më e vjetra në mesin e tyre. Ajo ka mbushur 23 vjet, jeton në Schönnewerd të Solothurnit dhe punon si asistente e sekretarit të komunës si dhe përgjegjëse për nxënësit në zanat.(koha/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on March 18, 2014 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: