RSS

Avioni i zhdukur, Australia gjen mbetje

20 Mar

australia-kerkimetKryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka bërë të ditur, gjatë orëve të para të së enjtes, se autoritetet australiane kanë pikasur dy objekte në Oqeanin Indian, të cilat me shumë mundësi i përkasin avionit të zhdukur të “Malaysia Airlines”, apo fluturimit MH370 me 239 persona në bord. 

Raportet e publikuara nga mediat australiane thonë se objektet u gjetën në pjesën jugore të Oqeanit Indian dhe një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore të Australisë po përpiqet t’i shqyrtojë më nga afër mbetjet.

Ekipet kërkimore australiane kanë qenë në ballë të përpjekjeve për gjetjen e avionit të zhdukur në mënyrë misterioze, në rajonet më të largëta të jugut të Oqeanit Indian.

Më herët gjatë së mërkurës, hetuesit, që kanë qenë duke shqyrtuar një simulator fluturimi të marrë nga shtëpia e pilotit Zaharie Ahmad Shah, të avionit të fluturimit 370 të “Malaysia Airlines”, zbuluan se disa prej të dhënave të simulatorit janë fshirë, bëri të ditur ministri në detyrë i Transportit në Malajzi.

Se çfarë nënkupton ky zbulim mbetet ende i paqartë. Por ky mund të jetë një tjetër hetim “pa rrugëdalje”, si shumë prej teorive të zhdukjes së avionit të hedhura deri më tani, ose mund të rezultojë në sigurimin e provave të tjera për teorinë se një apo më shumë prej anëtarëve të ekuipazhit të këtij fluturimit mund të jetë përfshirë në zhdukjen e aeroplanit, 12 ditë më parë.

“Ndoshta mund të mos na thotë asgjë. Por, është një nga hapat e procesit”, tha një burim i zbatimit të ligjit në SHBA, për CNN. “Mund të jetë një detaj shumë domethënës në këtë proces tepër të gjatë”.

Hetuesit kanë kërkuar në “background”-in e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit, i cili u zhduk në orët e para të mëngjesit të 8 Marsit, teksa ishte nisur nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, drejt atij të Kinës, Pekin. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on March 20, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: