RSS

Miqtë dhe mikeshat që çdo femër duhet t’i ketë

25 Mar

mikettNë miqësi është e rëndësishme të njihni një numër personash që dinë t’ju qëndrojnë pranë në momentet më të vështira, persona që edhe pse mund të jenë të ndryshëm nga ju, arrijnë që t’u bëjnë ballë të gjitha nevojave tuaja. 

ë specifikisht, më poshtë do të gjeni pesë lloje mikeshash që duhet t’i keni gjithmonë afër, sipas “Huffington Post”:

1. Miku mashkull

Një mik mashkull është i rëndësishëm për çdo femër. Ai e di t’ju japë një pikëpamje jo ziliqare ose rivaliteti, është superargëtues dhe mund t’ju ndihmojë për të interpretuar sjelljen e llojeve që ju pëlqen.

2. Mikja përkrahëse

Është e para ajo që i pëlqen postimet tuaja, të mbush me komplimente, bën tifo për ty për çdo gjë që ti bën. Është një mike e rëndësishme për ty!

3. Mikja e familjes

Mund të jetë një motër ose një kushërirë, por është e rëndësishme, sepse me të ndan të gjitha kujtimet e fëmijërisë, krijon përputhshmëri në diskutimet familjare dhe është gjithmonë pranë teje.

4. Mikja argëtuese

Është mikja gjithmonë e gatshme për të dalë, për të bërë qejf, për të pirë dhe për një sërë gjërash të tjera argëtuese. Është e rëndësishme për të të ngritur lart moralin dhe për t’ju hequr mendjen kur jeni në momente trishtimi, si dhe për t’ju falur humorin e mirë.

5. Mikja e zakonshme

Kjo mund të jetë shoqja e shkollës, e punës ose e aktiviteteve pas shkolle, pra ajo që ndan me ty impenjimet e përditshme duke i bërë ato të këndshme dhe të lehta.

Miqësia është…

E pazëvendësueshme, joformale, e hapur, që përshtatet me lehtësi. Më shumë se dashuria dhe familja, miqësia është lidhja më e fortë dhe më e sigurt e kohës. Nga pikëpamja objektive, me miqësi kuptohet një lloj lidhjeje shoqërore e ndërthurur me një ndjenjë të fortë dashurie dhe reciproke mes dy ose më shumë personave të së njëjtës ose jo gjini. Nga pikëpamja subjektive, së bashku me dashurinë, miqësia është një qëndrim ndaj të tjerëve që karakterizohet nga një emocion i fortë, duke zbukuruar edhe më shumë jetën sociale të një individi.

Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar te respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në përgjithësi dallohen miqësi të ndryshme të mëdha. Për shembull, një prej tyre është miqësia e rastësishme që lidhet me një simpati: lind papritur në një rrethanë të caktuar. Një miqësi tjetër është edhe ajo e ashtuquajtura e ngushtë, ose më saktë që lidhet me një marrëdhënie të vazhdueshme në kohë, mes personave që arrijnë të krijojnë një shkallë mirëbesimi reciprok të krahasueshëm me atë tipik të lidhjes në çift. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet. Ndërkohë, për një kohë të gjatë, miqësia është neglizhuar nga shkencat e marrëdhënieve shoqërore. Kur sociologët dhe grupet shoqërore filluan të analizonin marrëdhëniet, ata u dhanë atyre kuptimin intim dhe dashuror. Për këtë arsye, miqësia është një nga marrëdhëniet më pak të studiuara dhe të analizuara. Dalëngadalë ky fakt po ndryshon dhe kërkuesit po interesohen më shumë për shoqërinë. Disa nga pyetjet që bëhen më shpesh në studime janë: “Cilët karaktere njerëzish bëhen miq?”; “A ndryshon miqësia me moshën?”; “A është miqësia mes djemve e ndryshme nga ajo mes vajzave?”. Këto janë pyetje të rëndësishme, të cilat ngadalë zbërthejnë misterin e miqësisë, duke na bërë të kuptojmë se miqësia nuk është thjesht diçka që lind pa shkak, por është një marrëdhënie nga e cila varen shumë rrethana të tjera. Në një studim mbi miqësinë, kërkuesit vendosën t’i japin përgjigje pyetjes se për çfarë shërben miqësia. Shumë nga ne mendojnë se miqtë, të paktën ata të mirët, na bëjnë të kemi më shumë besim dhe na rrisin vetëvlerësimin. Të pasurit një mik të rëndësishëm, na bën të mendojmë pozitivisht për veten, sepse ajo që ne vlerësojmë te miqtë tanë, na ndihmon të plotësojmë mangësitë tona./ Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on March 25, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: