RSS

Çfarë shihni në ëndrra? Ja shpjegimet për 10 ëndrrat më të shpeshta!

26 Mar

interesante-ccedil-far-euml-shihni-n-euml-euml-ndrra-ja-shpjegimet-p-euml-r-10-euml-ndrrat-m-euml-t-euml-shpeshta_hdNë traditën shqiptare thonë se “çfarë flet ditën, sheh ëndërr natën”! Megjithatë, edhe shkencëtarët pranojnë se në ëndrra mund të fshihen disa sekrete, sidomos të gjendjes emocionale të individit. Telegrafi ju sjell shpjegimet për 10 ëndrra që shfaqen më shpesh.

1. Nuk punon celulari, makina, apo nuk mund ta gjeni gruan

Kjo ëndërr paralajmëron gjërat në jetën tuaj që kanë nevojë për riparim ose për reagim të menjëhershëm. Nëse në ëndërr nuk punon telefoni celular, atëherë mendoni për komunikimin tuaj me mjedisin: a po bëni gjithçka që ta përcillni mesazhin në mënyrë pozitive?

2. Paratë

Paraja në ëndërr simbolizon ato vlera që i çmoni në jetë, apo që kanë rëndësi për ju. Nëse ëndërroni që papritmas merrni një shumë të madhe parash, kjo do të thotë se dini të dalloni vlerat. Nëse shihni që humbni para, ndoshta po kaloni në fazën e kërkimit të kuptimit për jetë.

3. Përsëri në shkollë, apo keni rënë në provim?

Kjo do të thotë se në jetën tuaj është një sfidë dhe se keni frikë se nuk jeni në gjendje t’ia dilni. Mund të jetë edhe që ndjeni se keni ngecur dhe se nuk jeni në nivelin e detyrës. Po ashtu, mund të ndodhë të ndjeni se dikush mbi ju po ju vështron dhe vlerëson.

4. Ju ose personi i dashur është sëmurë apo është në agoni

Ndoshta para jush është periudha e ndryshimeve të mëdha, kur disa pjesë të jetës suaj zhduken ose kalojnë. Kjo ëndërr ndihmon për të ushtruar ndjenjën e humbjes. Rrallë ndodh që ëndrrat e tilla mund të parashikojnë vdekjen e dikujt ose sëmundjen, por nuk është keq që t’i kushtoni pak vëmendje shëndetit.

5. Dikush ju ndjek

Kjo ëndërr do të thotë se ndjeni se mbani barrën e madhe të përgjegjësisë. Kjo është e njohur si “ëndërr stresi”, që ju paralajmëron se duhet të mos rrëmbeheni.

6. Dhëmbët

Ëndërroni se keni dhëmbë të bukur apo se ju bien? Dhëmbët përfaqësojnë kohën dhe pjekurinë. Gjendja e dhëmbëve në gjumin tuaj ofron zbulim të rëndësishëm për mënyrën se si i trajtoni çështjet e rëndësishme të jetës.

7. Lakuriqësia

Ëndrrat ku ju ose dikush tjetër është lakuriq, kanë të bëjnë me ndjenjën se jeni shumë të ekspozuar apo të pambrojtur. Ndoshta mendoni se të gjithë i dinë problemet tuaja, se çfarë mendoni dhe ndjeni, dhe se kjo ju pengon.

8. Bini nga lart, fluturoni ose fundoseni

Ndryshimi i drejtimit, nëse shkoni lart apo poshtë në ëndërr, tregon se ku gjendet vetëdija juaj për realitetin. Ëndrrat me rënie apo fundosje simbolizojnë një periudhë kur jemi më të vetëdijshëm për pavetëdijen tonë dhe kur na mundon bota e brendshme. Ëndrrat në të cilën jeni duke fluturuar tregojnë se hulumtoni veten, se kontaktoni me mbretërinë e shpirtrave, engjëjt dhe energji tjera.

9. Uji

Disa gjendje apo përvoja emocionale janë shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Tashti është koha e duhur që t’i kushtoni vëmendje ndjenjave tuaja dhe imagjinatës, ëndrrave dhe fantazive. Uraganet dhe stuhitë kanë të bëjnë me ndjenjat e turbullta , ndërsa rrjedhat e qeta, si lumenj apo liqenet, tregojnë se po kaloni në një periudhë të qetë.

10. Vonoheni në anije, aeroplan, tren…

Mjetet e transportit në ëndrra simbolizojnë aftësinë tuaj të jeni të lëvizshëm dhe aktiv; përfaqësojnë dëshirën tonë, vullnetin, aftësinë për të arritur objektivat. Kur vonohemi në tren apo ndonjë tjetër mjet transporti, kjo do të thotë se kemi probleme për të gjetur motivimin apo kërkimin për kuptimin e jetës. /Telegrafi/

 
Leave a comment

Posted by on March 26, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: