RSS

Letra e shkruar në ditën fundosjes së Titanikut del në ankand

02 Apr

titanikuNjë letër e shkruar në Titanik disa orë para se ai të fundosej do të nxirret në ankand nga fundi i prillit në Angli, njoftoi shtëpia e ankandeve Oldridge.
Letra, të cilën kishte dashur t’ia dërgonte të ëmës britanikja Ester Heart, njëra nga udhëtaret e mbijetuara, asnjëherë nuk kishte mbërri në adresën e caktuar.
Ajo ishte shkruar të dielën në mbrëmje, më 14 prill të vitit 1912, pak para se anija e udhëtarëve të përplasej për akullnajë.
Bashkëshorti i Esterit, Benjamin Heart ishte njëri nga 1500 viktimat, ndërsa ajo dhe e bija Eva kishin mbijetuar. Vetëm shtatë vjeçe në momentin e fatkeqësisë, Wva Heart deri kur vdiq, më 1996, ishte njëra nga të mbijetuarit më të falshëm të Titanikut.
Pritet që letra, t cilën bashkë me zarfin para 20 vjetësh e bleu një koleksionist, më 26 prill, kur të dalë në ankand në qytetin Devizes në jugperëndim të Anglisë, të arrijë çmimin e 120 mijë eurove .
“Rëndësia e letrës është shumë e madhe. Për sa dihet është e vetmja letër e shkruar atë natë të kobshme”, deklaroi përfaqësuesi i shtëpisë Oldridge.
Në këtë letër Ester i shkruante të ëmës se një natë më parë kishte qenë e sëmurë . Po ashtu i kishte shkruar se natën tjetër ajo bashkë me të bijën do të këndonin para mysafirëve të njërit nga restorantet e Titanikut.(Koha/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 2, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: