RSS

Mahitë e 1 prillit të cilave u besoi bota

02 Apr

april fools day wallpapers for desktopSado që origjina e vërtetë e mahive të një prillit ende nuk është konfirmuar me saktësi, një dihet – edhe për këtë një prill do të qeshemi pafund me ndonjë mahi, ndonjërës ndoshta edhe do t’i besojmë.
Huffington Post gjurmët e para të kësaj feste i gjen në literaturën e viteve 1500. Prandaj duke pasur para sysh historinë mbi 500 vjeçare është goxha e vështirë të përzgjidhen mahitë më të mira, të cilave u besoi bota.
Një prej tyre ishte edhe ajo e “Kohës Ditore” , e cila më 1 prill të vitit 2011 publikoi në ballinë shkrimin me titull “George Washingtoni me prejardhje shqiptare”, i cili vazhdon të qarkullojë në internet si një e vërtetë. Jo rrallë ky shkrim citohet për origjinën shqiptare të njërit nga presidentët më të vlerësuar amerikan, Washingtonit. Madje, disa gazeta shqipe e transmetuan gjithë shkrimin, të cilit dikush ishte “kujdesur” t’ia fshinte në fund shenjën “Aprililililiiii”, që sugjeronte se bëhej fjalë për mahi të një prillit.
Ja disa nga mahitë e tjera të një prillit më interesantet:
1.Më 1962 televizorët me ngjyra ishin shumë të rrallë. Televizioni shtetëror suedez e kishte shfrytëzuar këtë gjë dhe shikuesve të tij u kishte thënë se televizorin e tyre bardh e zi mund ta shndërrojnë me ngjyra nëse mund ta fusin kutinë e tij në çorape najloni.
2. Më 1966 kompania e ushqimit të shpejtë “Tako bel” kishte njoftuar se nga qeveria amerikane do të blejë “Liberti bel” (Kambana e lirisë) dhe se do ta riemërtojë me “Tako liberti bel”. Kjo kambanë është njëri nga monumentet më të çmueshme nga periudha e revolucionit amerikan, për pasojë qindra njerëz protestuan. U qetësuan vetëm atëherë kur kompania “Tako bel” se kjo kishte qenë një mahi.
3. Astronomi i falshëm britanik Patrice Moor më 1 prill të vitit 1976 deklaroi se planeti do të ndodhet në një pozitë të rrallë dhe përkohësisht do të ngadalësojë plotësisht gravitacionin e Tokës, për ç’arsye të gjithë njerëzit për një kohë do të kenë rastin të mbesin pezull! Qindra dëgjues kishin thirrur redaksinë që të njoftojë se eksperimenti kishte rezultuar i suksesshëm.

4. Më 1 prill të vitit 1998 revista shkencore „New Mexicans for science” publikoi lajmin sipas të cilit shteti amerikan Alabama ka ndryshuar vlerën e numrit P nga konstanta matematikore 3,14 në atë biblike 3,00, që është shumë e përshtatshme.
5. Artisti i falshëm konceptual Skags vite mera dhë publikon se më 1 prill do të organizojë paradë të posaçme në Nju-Jork. Secilën herë mblidhen gazetarë, por gjithnjë ata kanë mundur të raportojnë se edhe kësaj here kanë rënë në grackën e mahive të një prillit. Megjithatë ata vazhdojnë të shkojnë, nuk i dihet.
6. Shumë sajte koreane dhe kineze publikuan më 1 prill të vitit 2003 lajmin e CNN për vrasjen e pronarit të “Microsoftit” Bil Gates. Pasojë e gjithë kësaj ishte rënia e përgjithshme e aksioneve në bursën koreane për 1,5 për qind.
7. Gazeta e përditshme britanike “Daily Mail”, publikoi më 1 prill të vitit 2006 se kryeministri britanik Tony Blair ka ngjyrosur me të kuqe portën e Dowing Street, që tradicionalisht ka ngjyrë të zezë, ndërsa “Times” shkroi për sistemin mbrojtës të kredit-kartave që aktivizohet duke kënduare.
8. Gazeta kryesore suedeze „Dagens niheter“ më 1 prill të vitit 2006 ua kishte kallur datën mijëra çiklistëve duke pohuar se autoritetet e Stokholmit kanë vendosur kufizimin e shpejtësisë për çiklistë në 20 kilometra në orë brenda qendrës së qytetit.
9. Në Belgjikë po atë vit radio-rrjeti VRT njoftoi se qeveria rajonale në Flanderi aq është e shqetësuar nga ndikimi i motit të zymtë në vend në popullsi dhe se ka vendosur t’u dërgojë qytetarëve 10 mijë “çeka diellorë” për vizita falas në solariume.
10. Zinxhiri i njohur i ushqimit të shpejtë “Burger King” më 1998 publikoi një shpallje të madhe në gazetë me të cilën prezantonte hamburgerin për mëngjarash. Kompania sqaronte se ai do të mbetet si origjinali, vetëm se përbërësit do të kthehen për 180 shkalë, në mënyrë që të mos derdhen nga ana e djathtë e hamburgerit.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 2, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: