RSS

Zgjidhet misteri pse zebrat kanë vija

03 Apr

Zgjidhet misteri pse zebrat kanë vijaMisteri që mundonte me shekuj shkencëtarët përfundimisht është zgjidhur. Së paku kështu pohon grupi i hulumtuesve nga Universiteti i Kalifornisë, i cili në revistën “Nature Communications” ka publikuar studimin pse zebrat kanë lëkurë me vija. Sipas shkencëtarëve me to ato mbrohen nga kafshimi.
Askush s’dinte ta shpjegojë me siguri pse këto kafshë kanë lëkurë kaq të bukur me vija, por grupi i këtyre shkencëtarëve pretendon se ka zgjidhur misterin, duke gjetur se në këtë mënyrë ato mbrohen nga kafshimi i mushkonjave . Kjo përgjigje s’është e re, meqë edhe përpara pohohej se vijat bardh e zi largojnë mizat, por shkencëtarët e Kalifornisë për herë të parë kanë ofruar dëshmi konkrete se kjo teori është e saktë.
Për të argumentuar zgjidhjen, ata kanë krahasuar shtrirjen gjeografike të popullatës së zebrave, kuajve dhe gomarëve dhe kanë vënë re dallimet midis larave të zebrave, varësisht nga vendi ku jetojnë. Pastaj ato të dhëna i kanë krahasuar me variablet siç janë temperaturat në ato zona, terren, me ekzistimin e grabitësve dhe përfundimisht me mizat që kafshojnë.
Ata kanë përfunduar se i vetmi faktor që ndikon në dukjen e larave të tyre ishte ekzistimi i mizave.
Mbetet megjithatë mister pse mizat ikin nga larat bardh e zi. Por pikërisht këtu qëndron bukuria e natyrës, apo?(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 3, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: