RSS

Francë: Gjykata e ka hedhur poshtë akuzën kundër Dylanit

16 Apr

bob dylanNjë gjykatë në Paris ka hedhur poshtë si të pabazë rastin kundër këngëtarit të njohur amerikan, Bob Dylan, i cili ngarkohej për nxitje të urrejtjes në një intervistë, për shkak të, siç thuhej, paralelizmit të kroatëve me nazistët.

Në intervistën e vitit 2012, dhënë revistës Rolling Stone, Dylan ishte cituar të ketë thënë se “Nëse ju keni gjak të pronarit të robit ose të pjesëtarit [Klu Klux] Klan, zezakët mund ta ndjejnë këtë. Kjo vazhdon edhe sot. Sikur që hebrenjtë mund ta ndjejnë gjakun nazist dhe sikur që serbët mund ta ndjejnë gjakun kroat”.

Një organizatë që përfaqëson kroatët në Francë kishte ngritur akuzë kundër zotit Dylan nën dyshimet se ai ka krahasuar konfliktin ndërmjet kroatëve dhe serbëve me persekutimin nazist të hebrenjëve në intervistën e botuar.

Rasti është hedhur poshtë të martën, më 15 prill, mbi bazën se zoti Dylan, 72 vjeçar, nuk e kishte dhënë miratimin për publikimin e komenteve të tij në edicionin francez të revistës Rolling Stone.

Gjykatësi ka urdhëruar drejtorin e revistës në gjuhën franceze që të gjykohet për akuzat e ngritura.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on April 16, 2014 in News

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: