RSS

Ylli I madh I Hip Hopit Ballkanik, Edo Maajka,neser në Prishtinë

09 May

943273_649401811753103_412452721_nPër nder të dites së Evropes, vendin tonë me 10 maj, në Teatrin Oda në Prishtinë do të mbahet një koncert me Gypsi Groove Band,Edo Maajka,dj Oli DoBoli dhe MC Kanxhija.

Ylli më I madhë I Hip HOP Muzikës në territorin e shteteve të ish Jugosllavisë konsiderohet boshnjaku Edo Maajka nga Bosnia I cili karrierën e tij e ka zhvilluar në Kroaci,ku ka publikuar edhe 5 albume dhe shumë bashkëpunime me artistët më të njohur në Kroaci.

Përformimi I tij nga fansat kosovar po pritet me padurim,ndërkohe që aj emocionet e tij rreth këtij përformimi, nga Izraeli I ndau në një intervistë Exclusive për Radio Dukagjini.

Ku ndër të tjera tha se është shume i emocionuar dhe se me padurim është duke e pritur këtë Koncert.
“Jamë I emocionuar çfar të them, mezi po pres që të përformoj por nga ana tjetër nuk di se si do më presin,nuk di sa janë të njoftuar kosovaret me mënyren time të këndimit.Përmes rrjetit social Facebook me kanë shkruar shumë miq nga atje,jamë me të vërtet I emocionuar”.

Edo Maajka ka përformuar disa herë në vendet Ballkanike dhe në shumë shtete te Evropës,duke perfshirë edhe festivalet më të njohura të Evropës.

Për përformimin e tij të parë në Kosovë që është ndër vendet e ralla që nuk ka përformuar ende, duke qeshur dhe shprehur emocionet e tij tha “nuk kamë shpesh raste te tilla ku përformoj për herë të parë”.
Në këtë intervistë Edo ka zbuluzar edhe si do të duket përformimi i tij”Pjesa e parë do të jetë moderne,pjesa e mesme ‘old school’ dhe pjesa e fundit kame menduar t’ia kushtoj dashurisë me muzikë më të lehtë ,nuk e di,…,mendoj se do të kalojmë vërtet bukur” ka thënë Edo.
Edo I ka njoftuar dhe ftuar opinion kosovar që ia vlen dhe duhet të dëgjohen edhe shokët e tij të cilet po ashtu marrin pjesë së bashku më të: dj Oli DoBoli “si një ndër dj më të mirë në Evropë” dhe MC Kanxhija për të cilin ka thënë “se është një gjeni, ndër më të mirët në Ballkan, ne stilin Freestyle”, me të cilët mezi prêt të sjell energji pozitive në Kosovë.

Edo Maajka ka refuzuar disa herë të përformoj në Serbi për shkak të luftës së fundit në ish territorin e Jugosllavisë dhe agresionit serb,ndërkohë që në të ardhmen ka thenë se “mund të bëjë ndonjë këngë edhe për Kosovën”.

Intervista e Plotë

 
Leave a comment

Posted by on May 9, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: