RSS

Prinë PDK, pasojnë, LDK, VV, AKR dhe AAK

05 Jun

prin-pdk-pasojn-euml-ldk-vv-akr-dhe-aak_hdDerisa afrohet 8 qershori, dita kur do të përcaktohet skena e re politike në vend, një sondazh tjetër i besueshëm ndërkombëtar që ka arritur ta shohë gazeta Tribuna e vë sërish si lidere Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Sondazhi i realizuar në fund të muajit maj e pozicionin PDK-në me 31.2%, apo 5.7% më shumë se partia e dytë e që është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Partia e Isa Mustafës, sipas këtij sondazhi, në zgjedhjet e 8 qershorit pritet të ketë 25.5% të votës së përgjithshme.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 14.3%, derisa Aleanca Kosova e Re (AKR) pozicionohet si forca e katërt në vend më 9%.

Pas partisë së Behgjet Pacollit, vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8%. Iniciativa Qytetare e themeluar nga ish-zyrtarët e lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, sipas këtij sondazhi, nuk do të mund ta kalojë pragun zgjedhor prej 5%. Nisma pritet të ketë jo më shumë se 2.5%.
Sipas këtij sondazhi, 4.9% do të marrin të tjerët, derisa 4.6% e respodentëve kanë thënë se mbesin të papërcaktuar deri në ditën e votimit, derisa është vërejtur një përqindje e madhe e respondentëve që ndonëse në përgjigjen e parë kanë dhënë preferencën e tyre, kur janë pyetur nëse do të donin një ofertë edhe më të mirë politike, kanë reaguar pozitivisht. /Tribuna/Telegrafi/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on June 5, 2014 in News

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: