RSS

Gruaja më e fuqishme në botë, Angela Merkel, i jep mbështetje LDK’së

06 Jun

am_9275Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, njëherësh kryetare e Unionit Kristiandemokrat Gjerman (CDU), nëpërmes një letre mbështetëse dërguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë atij përkrahje në zgjedhje dhe ka pohuar se LDK përfaqëson perspektivën evropiane të Kosovës.
Më poshtë mund të lexoni fjalën përshëndetëse të Kryetares së Unionit Kristiandemokrat Gjerman –CDU,

“I nderuar Kryetar Mustafa, të nderuar miq të LDK-së. Në emër të Unionit Kristiandemokrat Gjerman – CDU, ju dërgoj përshëndetje të përzemërta nga Berlini për manifestimin tuaj përmbyllës në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit. Zgjedhjet parlamentare që keni para vetes janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Rruga e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe vendeve të reja të punës mund të arrihet vetëm me reforma të energjike. LDK e ka fuqinë për t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe për të kontribuar zhvillimin pozitiv të Kosovës”, ka thënë kancelarja Merkel në letrën mbështetëse për LDK-në.

Ajo shkruar se “integrimi i Kosovës në bashkësinë e shteteve evropiane, është perspektiva e të ardhmes. LDK përfaqëson këtë perspektivë. Tani është shumë i rëndësishëm një dialog me qytetarët e Kosovës, për t’i mobilizuar ata për këto zgjedhje udhërrëfyese parlamentare. Unë ju dëshiroj një rezultat të mirë në këto zgjedhje, dhe ju dëshiroj gjithë të mirat”, ka thënë Merkel.

CDU e kancelares Merkel, dhe LDK e drejtuar nga z.Mustafa janë pjesë e përbashkët e Partive Popullore Evropiane (PPE).(express,tupani)img-0503-1

 
Leave a comment

Posted by on June 6, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: