RSS

Kur xhelozia shndërrohet në një sëmundje

01 Jul

jealous-girl-mainNë rastet më të rënda, xhelozia mund të degjenerojë edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikolog u për ta përballuar me sukses situatën.
Sindroma e Mairet
Kush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin. Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje, transmeton Telegrafi.

Sindroma e Otellos
Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur. Asnjë ‘dëshmi pafajësie’ e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kërkon në mënyrë ‘mbytëse’ vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.

Xhelozia obsesive
Ndryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet. E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë, i cili e shtyn të shndërrohet në një ‘inspektor policie’ në kërkim të provave që vërtetojnë dyshimet që ka.(express/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 1, 2014 in News

 

Tags: , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: