RSS

Video me politikanin që qan me zë, hit në internet(VIDEO)

03 Jul

Ryutaro NonomuraNjë video në të cilën shihet jë politikan japonez duke qarë me zë gjatë një konference me gazetarë, pas akuzave për shpenzime të shumta nëpër udhëtime është kthyer në hit të vërtetë në internet, raporton Associated Press.

Në videon e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetin social, “YouTube”, shihet Ryutaro Nonomura, 47 vjeçar, politikan lokal në prefekturën e Hyogos, duke qarë me lot, dhe duke thënë fjali që më të shumtën nuk kishin kuptim dhe duke i rënë tavolinës me grusht.

Video është postuar nga shumë persona “online” ndërsa vetëm njëri nga postimet deri sot në mëngjes është parë nga 640 mijë persona.

Konferenca e tij është mbajtur të martën pas publikimit të një raporti në një nga gazetat e Japonisë që nxiste dyshime për shpenzime të tepruara nëpër udhëtime duke përdorur paratë e buxhetit.

Vizitat e këtij politikani nuk janë të jashtëligjshme dhe ato ishin raportuar, por shuma e përdorur ishte 30 mijë dollarë.

Pas publikimit të videos së politikanit që qanë me zë, publiku japonez është tronditur.

Shpërthimi në vaj në shoqërinë konservatore japoneze nuk është aspak i preferueshëm, ndërsa më të pëlqyerit janë politikanët e qetë dhe që nuk përdorin zë të lartë. (rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 3, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: