RSS

DEVOLLI GROUP DHURON SHTËPINË E GJASHTË, NË VITIN E TRETË TË TRADITËS SË BAJRAMIT‏

04 Jul

49devolli groupDevolli Group, të enjten në kuadër të strategjisë së vet për përgjegjësi shoqërore të korporatave ka dhuruar një banesë në Fushë Kosovë për një familje kosovare e cila ka jetuar në kushte jashtëzakonisht të këqia.

Kjo përkrahje është vazhdimësi e aktiviteteve të Devolli Group, të cilët tanimë çdo vit dhurojnë shtëpi apo banesë për familje të rrezikuara para fitër bajramit. Banesa ka 70m2 metra katrorë dhe është e mobiluar në mënyrë të plotë.

Devolli Group vitin e kaluar ka dhuruar 4 shtëpi në Pejë ndërsa një vit më parë ka dhuruar shtëpi në qytetin e Mitrovicës. Aktiviteti do të vazhdojë edhe viteve të tjera, ku Devolli Group do të bëjë donacionin tanimë tradicional në një komunë tjetër të Kosovës.

Familja e përzgjedhur ka 4 anëtarë. Familja ka kryefamiljaren, Znj. Hajdari, fëmiu më i madh është tetë vjeç, ndërsa nëna ka edhe 2 fëmijë të tjerë 5 dhe 2 vjeç. Kryefamiljari ka ndërruar jetë.

Përzgjedhja është bërë pas raportimeve në media për këtë familje, gjë të cilin Devolli Group e ka përcjellur dhe ka vendosur që të intervenojë me dhurimin e një banese.

“Dhurimi i kulmit mbi kokë është akt bamirësie të cilin kompania e bënë me shumë dëshirë. Për këtë arsye këto aktivitete do t’i vazhdojmë edhe në vitet tjera siq e kemi bërë deri tash”, ka thënë Blerim Devolli pronar i kompanisë Devolli Group.

Në kuadër të strategjisë së përgjegjësisë sociale korporative Devolli Group vazhdon me dhurimin e shtëpive duke i gëzuar familjet me rastin e ardhjes së fitër Bajramit, vit pas viti.

 
Leave a comment

Posted by on July 4, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: